Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/90

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been validated.

§.1147. Krenët jânë me plang.

§.1148. Sè i cilli krye kà tager mbi fis të vet: "Kortarët jânë të fisevet, kryet âsht të Giornarkut".

§.1149. Nder gjygje e pleqni mbrenda i rrethit të njîj kreut, nuk mùnd t’i perzihen krenët e fisevet tjera.

§.1150. Kreu i fiisit, bashkë me Pleq e Vogjli të vllaznive kà tager me mbajtë kuvende me lidhë besë, me bâ gjygie, me giobitë e me leçitë.

§.1151. Kreu i fisit nuk mùnd të paditet nder krenë të fisevet tjera e nuk mùnd t'a ngushtojë kush per gjygie e pleqni të bame.

§.1152. Kreu i fisit nuk mùnd të bajë vendime a pleqni mbi vendime të kanûnit.

§.1153. Po bani kush vàj mbë krenë, këta do të peshohen pre j PIeqvet e Vogjlis së vendit, a edhè prej Deret të Giomarkut.

§.1154. Kreu i njij fisi s'kà tager me djegé, me sodumë, me gri, me xierré prej vendit. Lypet Dera e Glomarkut me krenë e Vogili të fisevet tjera.

§.1155. Per të giobitun e të leçitun të njij kreu, mjaftojn Pleqt. Sterpleqt e Vogiliia e fisit.

§.1156. Me u çue kush prej VogjIijet e me vrà ndonji prej krenësh a Gjiomarkajsh, bjen në gjak si per vrasë të çdo njerit.

§.1157. Kreu i fisit, si çdo njerl prej Vogjlljet, mùnd të giobtet, mùnd të digjet, mùnd të leçitet, mund të sodumet, mùnd të grihet é mùnd të xieret prej vendit. §.1158. Kah pronet e pasunija, kje në fushë, në bjeshkë e në vrri, do të shikjohet tagri plangçuer i sè të cillit.

§.1159. As dera e Glomarkut, as krenët e fisevet e as Pleqt e katundevet s'munden me pasë ndonji tager mbi gjâ e pasuni të tjervet.

§.1160. Vogjlija e fisevet s'i kà detyrë as kreut e as Derës së Gjomarkut të dhetë e telozen.

Oroe: Krenët (Flamurtarët) e Malsis së Glakovës: Nikaj, Mertuer, Gash e Krasniqe., kàn tager mbi nii rend t'ujit (vadë) prej kujrijet, posë atij, qi kàn si çdo shpi.

NYE I NJIQINDEPESËDHETEDYTË.
Pleqt e katundevet.

§.1161. Sè i cilli katund kà Pleqt e fisit.

§.1162. Pleqt e katundit kàn tager me mbledhë katundin në kuvend.

§.1163. Pleqt e katundit nuk kan tager me giobitë as me leçîtë kend, pà pelqim të Sterpleqvet e të Vogjlis.

§.1164. Pleqt e katundit nuk perjashtohen prej zyrevet të katundit, as prej angarijet e prej