§. 32. Detyrët e burrit ndaj gruen.
Burri a’në detyrë:
a) me u perkujdesë per veshë e mathë e per gjithshka të lyprt per me mbajtë jeten;
b) me ruejtë nderen e grues e mos me e lanë me u ankue per kurrnji nevojë.
§. 33. Detyrët e grues ndaj burrin.
Grueja a’në detyrë:
a) me i a ruejtë nderen burrit;
b) me i rrogue pa zhibla;
c) me i ndejë nen sundim;
d) m’u pergjegjë detyrve të kunorës;
e) me rritë e me mkambë fmin me nderë;
f) me i ndejë gadi me të veshmen e të mathmen (kah e qepmja);
g) mos me iu perzie në fejes të të bijve e të të bijave.
§. 34. Tagri i grues së vejë.
Grueja ka tager me lypë prej burrit të mbajtmen, e veshen e mathen.
NYE I KATERMBDHETËT.
Tagri i burrit të vejë e i grues së vejë.
§. 35. Tagri i burrit të vejë.
Burri i vejë, po s’pat prind, ka tager me folë vetë per martesë të vet, (porse burri i Malevet të
Shqypnisë s’e ban ket punë, edhe në dijtë se do t’jesë pa u martue; dokja asht me qitë nji tjeter qi të
flasë per te perkah martesa).
§. 36. Tagri i grues së vejë.
‘’Grueja e vejë flet vetë. – Grueja e vejë i kthen krushqit m’udhë’’.
Grueja e vejë ka tager:
a) me folë vetë kah martesa;
b) me zgjidhë per fat ate, qi t’i pelqejë per sy;
c) me da me gisht shkuesin, qi t’ia biej shejin.
KRYE I TRETË.
SHKUESIJA . FEJESA
NYE I PESËMBDHETËT.
Shkuesija.
§. 37. Percaktimi i shkuesit.
Shkues thirret njaj, i cili rreket m’u fjalë-mirë a te prindja e vajzës, qi të marrin a të napin vajzen per
at djalë.
§. 38. Tagri e perlimi i Shkuesit.
Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/9
Appearance
This page has been validated.