Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/89

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been validated.

NYE I NJIQINDEPESËDHETËT.
Dera e Gjon Markut.

§.1126. Dera e Gjomarkut âsht themeli i kanûs.

§.1127. Xen kryet e vendit në çdo vend e kuvend.

§.1128. Nuk mùnd të leçitet.

§.1129. Nuk mùnd të sodumet.

§.1130. Nuk mùnd té xieret prej vendit.

§.1131. Pertei kësaj Dere s’kà vazhdim çashtjesh.

§.1132. Ka tager me mledhë krenë e Vogjli në rasë të kuvendevet të pergjithshme.

§.1133. Sà herë t'a lypë nevoja kà tager me derdhë kasneca per të grishun të dheut "burrë per shpi" e me i mbledhë në Sh.Pal.

§.1134. Në çdo gjygj a pleqni kà tagrin e fjalës së kputne.

§.1135. Ka tager me sodumë e me xjerrë prei vendit.

§.1136. Ka tager me dnue per dekë: "kortarët jânë të fisevet, kryet âsht të Gjomarkut".

§.1137. Ka tager me i a hjekë prijen a parin atii, qi të xéhet në hjeksi e tradhti të vendit. -Porse nuk mùnd t’i epet kuei jashta vllaznijet, tu kênë trashigim plangçuer-tagruer.

§.1138. Ka tager pjese në çdo giobë.

§.1139. Ka tager mbi 500 grosh per çdo vrasë.

§.1140. Para sè të dalë me krenë e Vogjli të fîsevet, per zbatim të kanûnevet ndeshkimore, do t'a shtrojë pengun, e po u gjet në ndonji fâj, do të pergjegjet si mbas kanûnit.

§.1141. Do t’i vêhet giobës si çdo nenshtetas.

§.1142. Kur del per paitim të dheut, kà tager mbë "Razogj" (dy hae bukë).

§.1143. Po u lyp per Poronik cillido i kësaj Dere, xêhet per 12 të panjehun.

§.1144. Kur të dalë n'ushtri, kà tager prije e urdhnimi.

§.1145. Per faje, qi j'âne per une zjarmi, edhè két Derë e perket lima (sà me bâ shêj).

NYE I NJIQINDEPESËDHETEPARË.
Krenët e fisevet.

§.1146. Krenët jânë të parët e fiisevet.