Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/79

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been proofread.

kishte me muejtë me u ndezë ndermjet shpis së të vramit e dorërasit.
§.975. Dorzânët e gjakut, 'si të hijn nji herë, nuk dalin mâ.
§.976. Dorzânët e gjakut kàn tager me i mbajtë në fre ata, per të cillt kàn hî, e, po nuk vjeften kshillet e qortimet miqasore, kàn tager me u a rrudhun pêjt edhè me kercnim, po luejten.
NYE I NJIQINDETRIDHETESHTATËT.
Dorzanët e të hollave të gjakut.
§.977. Dorzânët e të hollavet të giakut i zgjedhë shpija e të vramit.
§.978. Vadet e të hollavet të gjakut i caktojn Pleqt e burrat e urtë, qi ndollen aty.
§.979. Vadja e caktueme e të hollavet të gjakut as shtyhet, as luhet.
§.980. Me bâ me dalë mendësh dorërasi e me nisë me lueit me Dorzânët e té hollavet të gjakut e me i sjellë me sot-nesër, do t’i a çojë të zot't të gjakut të hollat në vade të caktueme e detyrsin e qesin në katund, i cilli do t'a ngushtojë lasin e keq me i u pergiegjë detyrës e, po e lypî arsyeja, mùnd t'a giobisin.
§.981. Të hollat e gjakut do t'i epen shpis së të vramit nper dorë të dorzanvet e jo kurr drejt-per-drejt prej dorërasit.
NYE I NJIQINDETRIDHETETETËT.
Buka e gjakut.
§.982. Buka e giakut âsht ajo, kùr ndermjetsit e pajtimit të gjakut me disà prej gjinijet, shokësh e dashamirësh të zot't të glakut t’i shkoin në derë dorërasit per pajtim të giakut e të hajn buken e gjakut të paituem.
NYE I NJIQINDETRIDHETENANDËT.
Kryqi në derë.
§.983. Kanû âsht, 'si të vêhet per fije pajtimi i gjakut e, 'si të bahet buka, të hijn Dorzânët si të gjakut si edhè të të hollavet e të bahet kryqi në derë të dorërasit prej të zot't të gjakut.
§.984. Kryqi në derë âsht shêji i gjakut të pajtuem.
§.985. Kryqi xieret në gùr të prakut t'eper të derës së shpis a nder pregjet e krahvet të derës.
§.986. Kryqin në derë do t'a xjerrin dora e të zot't të giakut.
§.987. Hekurin - sqeparin -, me të cillin u xuer kryqi, kanû âsht me e hjedhë mbi pullaz të shpis së dorërasit.
NYE I NJIQINDEKATERDHETËT.
Vllaznimi (Me pi gjak).
§.988. Si t’u pajtohen zemrat shpijavet të dorërasit e shpis së të vrarnit. Pijn giakun e shoqi-shoqit.
§.989. Marrin dv gota të vogla, i mbushin pergiymsash me ujë a me raki, çohet ndoqii prej