Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/74

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.892. Kush të vras nierin prà, kje burre a grue, djalë a cucë a edhè férishte djepi, i mirë a sherntim per dukë, krye, plak a sterplak, i pasë a i pà-pasë, fisnik a firuk, ndeshkimi âsht nji doret: per vrasë të mashkullit 6 qese, 100 desh e gjysë kau giobë.
§.893. Kush të shitojë nierin, çmiml, i permendun ne 892 pergjysmohet si per mashkull si per femen.
§.894. "E shituemia shkon mbas kerçikut, a si t'i a prejë mjeku" (Çmimin e mjekimit si t'a prejë mjeku).
§.895. Pajtimi i gjakut a i varrës, qi bahet me krenë e djelm, nuk kà tjeter per posë 6 qese per gjak e 3 qese per varrë. Pajtmi i giakut a i varrës, qi bahet me ndermjetsi të dashamirvet, permbi 6 a 3 qese lypin edhè të prishunat e mjekimevet.
§.896. Të ramt në gjak, po u bâ vrasa në katund, dorërasi me mashkullim të shpis edhè ferishte djepi në kjofèt do të bahen e do të dalin prej katundit e do të shkojn nder miq, per me i u shmangë rrezikut të vrasës.
§.897. Me grani të dorërasit slà pûnë shpija e të vramit, sepsé "Grueja e Prifti nuk biejn në gjak".
NYE I NJIQINDENJIZETEPESËT.
“Gjaku shkon per gisht”.
§.898. Në kanû të veter të Malevet të Shqypnis vetem dorërasi bijte në gjak, ase aj, i cilli tëhiqte, shkrepte e shprazte pushken a çdo armë kundra nierit.
§.899. Shpija e të, vramit nuk mujte me ndjekë as me vrà tjeterkend prej vllazensh, nipash a kushrijsh të gjaksorit, pos gishtit - dorërasit -.
§.900. Kanûja e vonshme pershin mashkullimin e shpis së dorërasit mjé në ferishte djepi, kushrinin e nipat e ngiatë, edhèpse të damë, por per 24 orë, në valë të gjakut, e mbas 24 orësh do t’u qitte dorzânë shpija e të vramit
NYE I NJIQINDENJIZEGJASHTËT.
“Gjaku per gjak me mbetë”.
§.901. Kur të vrasé shoqi shoqin dy vetët, qi u fjalisen, e biejn të dy dekun, jesin krye i per krey, ase gjak per giak.
§.902. Shpijat e të vramvet nuk mùnd të shtyhen në fjalë, as nuk mùnd të lypin shperblime lagjja lagies. - Do të dorzaniten mbas kanûnit.
§.903. Po mbet niani i vràm e tjetri i shituem, atbotë i shituemi do t'i a kthejë tepricen e çmimit të gjakut të vramit.
§.904. Po m'a vrau kush têm vllà un u çova edhè e gjuejta nji të shpis së dorërasit, tuj e shitue nji herë e mjé në njizet herë, së mbramit drodha pushken edhè e vrava të vllan e këtij a mun dorërasin e t'êm vllà, të gjitha varrët do të pleqnohen e do të lahen, e i vrami jét krye per krye me t’êm vllà të vrâm.
§.905. Po vrava atê, qi paçë shitue njizet herë, varrët hupin, e jesin gjak per gjak me të vramin.