Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/73

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

copë të dâme, ata priten në besë te gjasë e të çobânit. §.881. Presa në besë të gjasë e të çobânit kà këto ndeshkime e giobë: a) dorërasi do t’i lajë shpis së të vramit 22 qese per gjak, b) flamuri i dorërasit i djegë tri kulla dorërasit, po s'pat tri kulla të veta dorërasi, do të digien: kulla e dorërasit e dy kulla tjera të kushriive të ngiatë të dorërasit, po s'pat kushrij të ngiatë, edhènjiqind brêzash në kjoshin, do t’u digjen kullat. §.882. Flamuri i dorërasit e sodumë pasunin e dorërasit me bîme e me dhé, me gjà e me gjithshka të két. §.883. Po e shmangu udhen udhtari a lajmtari, a i kaloi caqet bariu me gjâ, ne i vrafët kush, s'i priten miq besës së giâs e të çobânit, por atij, prej shpis së të cillit duelen, e me shpi të tyne bjen në gjak dorërasi si mbas kanûnit. §.884. Po preku kush tufen e gjâs në mal e rider caqet e shenjueme, cubi bjen në ndeshkime e giobë të permenduna, pse e preu në besë të gjâs e të çobânit. §.885. Dorzânët e besës së gjâs e të çobânit, jânë Flamurtarët, Krenët e Djelimnija e Flamurve të lidhun në két besë. Oroe: Mbas tregimeve, qi diftohenprej popullit të Malevet të Shqypnis (mbi të cillat tash falsim në rreshtim të tregimeve të ndryshme), dàn kjartas sè "Besa e gjâs e e çobânit" âsht shum e vjeter, e sè do të jét kênë mbajtë para sè kà fillue me vjellë flakë grykëholla (pushka). Vende-vende edhè sot mbahet besa e gjâs e e çobânit; si bj.fj.nder Malet e Gjakovës: Nikai, Mertuer, Gash, Krasniqe e njeti. Nder Malet e Dukagjinit: Shalë, Shosh, Kir, Gjaj, Plan e Toplanë; nder Malet e Pukës, të Mirditës, të Thkellës, të Malsis së Lezhes e kah Kurbini, edhèpse sot nuk mbahet mâ kjo dorë bese, permbas tregimevet, qi na kàn diftue Pleqt e këtyne vendeve, heret edhè këto krahina i kà pase pershi besa e gjâs e e çobânit. NYE I NJIQINDENJIZETEKATERT. Gjaku. §.886. Në kanû të Malevet të Shqypnis gjithsà djelm të lein, njehen të mirë e nuk veçohen njani prei tjetrit. §.887. Çmimi i jetës së nierit âsht nji, si per të mirin si edhè per të keqin. §.888. Seicilli mbahet i mirë edhè i thotë vedit: "Jam burrë" e i thonë: "A jé burrë!" §.889. Me kênë veçim gjaqesh, kanûja nuk kishte dieit me i a gjetë vangun pûnës prej pleqnish e pêgjesh në peshim të të mirit e të keqit, tuj kênë sè seicilli mbahet rrumbull katerqind derhêm n'okë të vet. §.890. Me pasë lânë shtegun e veçimit të gjaqevet, të keqin per dukë e per fisniki-firukun kishin me e vrà edhè pà pûnë, ishin shtue vrasët, 'si mos të kishte dalë kush me lypë arsye per vrasë të të keqit e të firukut. §.891. Prandei "Gjaqet i là Leka si njanja: del i miri prej të keqit e i keqi prej të mirit". -Shpirt per shpirt, 'sè duken e falë Zoti".