Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/72

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

s't'ap besë, 'sè nuk e shof gjasen", mâ të paren besë, qi dàn me dhânë, këtij do t’i a apë, tuj lânë m'anesh miq e dashamirë zemret. §.866. Po pat besë shpija e dorërasit, të rrijn me mend e me nierzi në pûnë të vet, të ruhen si burrnimi si edhè granija e mos t’i shkaktojn dâme as trazime, per në kioshin ngiatas me shpi të të vramit e mos të shesin kreni. §.867. Po u prû keqas shpija e dorërasit ndaj Shpin e të vramit, katundi bashkë me dorzânë t'a qortojë e, n'e lypët nevoia, të ndeshkohet me giobë e t'u kputet besa. §.868. Kanû burrnijet por edhè detyret âsht të mos perbuzet kush në Shpin e të vramit, edhèpse e mjerë e e thame krahësh. §.869. Mos të trimnohet kush me i pri gjaksit e me luejtë me 'tê neper katund të shpis të të vramît, kanûja thotë: "Giaksin rueje e mos e perciell faqe shoqit të shpis së të vramit". "Gjaksi e kà të luejtmen nâten, e aty, kû t'a çilë drita, të struket". - "Si të biej në glak nieri, të hikmen e të mshefmen i kà per deytrë". §.870. "I dâmi zjarmit jashta 24 orvet nuk î ruhet mâ giaksit". §.871. Kushrinija e dâme me zjarm prej dorërasit mbrenda 24 orve të vrasës do të ruhen, sepsé, po i vrau shpija e të vramit, e mêrr gjakun e vet. §.872. Po pshtuen pà u vrà mbas 24 orësh, do të dorzaniten me shpi të të vramit e do të jenë të lirë në punë të vet. §.873. Po vran kend prej kushrinis së dâme shpija e të vramit mbasi të kalojn 24 orët, ajo nuk mérr gjak, por bjen në giak. NYE I NJIQINDENJIZETETRETË. Besa e gjasë e e çobanit. §.874. Besa e gjâs e e çobânil âsht ajo, qi dy a mâ flamure vêjn nder vedi me pelqim të niani tjetrit. §.875. Tuj vû két besë, flamurtarët me Krenë e djelmni, i caktoin udhen udhtarit, lajmtarit, si edhè bariut me gjâ. §.876. Udhtari e lajmtari i njij flamuri, qi kà pûnë në flamur të huej, nuk mundet me i kalue caqet të kufizueme prej dy flamurve në të lidhun të besës së gjâs e të çobânit. §.877. Udhtari e lajmtari, posë sè nuk mùnd të shmangin udhen, ata as mùnd të hiin në shpi tjeter, 'si të vêjn kamben në flamur të huej, por do të shkoin fill e tê shpija e Flamurtarit të vendit. §.878. Po pat per të krye pûnen e vet udhtari, a pûnen e flamurit lajmtari, ata nuk mùnd të dalin neper flamur të huej vetem, por do të jenë të percjellun a prej Flamurtarit të vendit a prej ndonjij nierit, qi tu apë vetë Flamurtari. §.879. Si tuj shkue, si tuj dredhue urdhtari e lajmtari do t'udhtoin per udhë të madhe e pà shkapercye caqet e dâme prej flamurve me besë të gjâs e të çobânit. §.880. Po e gjet giâ udhtarin, lajmtarin a barin, pà dalë prej flamurit të huej, a tuj kullotë gjân nder