Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/71

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

NYE I NJIQINDENJIZETËT. Simahori. §.850. Simahuer âsht aj, i cilli i ep dorë dorërasit, tuj i ndihmue a në vrasë a në viedhni a në të kryem të çdo mbrapshtije tjeter. NYE I NJIQINDENJIZETEPARË. Bestari. §.851. Bestarë jânë ata, qi hijn tê prîndja e kushrinija e të vramit, per me xjerrë besë per dorërasin e per shpi të tij, jânë mprojtarët e dorërasit e të shpis së tij, qi mos t’i gjejë gjâ në vade të besës. §.852. "Dorzânë e bestàr nuk- hîn kush me pare". §.853. Tuj kênë nji nevojë uhazishte, kanûja nuk don qi të mârrin opanga ata, qi hijn dorzânë e as ata, qi xjerrin besë per ndokend. NYE I NJIQINDENJIZETEDYTË. Besa. §.854. Besa âsht nji vade lirije e sigurimi, qi shpija e të vramit i ep dorërasit e shpijarvet të tij, tuj mos i ndjekë per gjak perkohsîsht e mjé në vade të caktueme. §.855. Me çue gjind per besë âsht kanû, me dhânë besë âsht detyrë e burrni. §.856. Shpija e të vramit, po i dha besë dorërasit, ky edhèpse e vrau, do të shkojë në mort e në gjâmë me percjellë të vramin deri në vorrim e me ndêjë per drekë. - Kio besë ngjatë 24 orë. §.857. Po s'shkoi dorërasi ne gjâmë e ne drekë permbas besës së dhânun, nuk i xêhet per shburrnim shpis së të vramit, edhè në mos i dhashtë besë, tuj kênë sè dorërasi i a shtoi dhunën mbi dhûnë. §.858. Permbasi të hîjë i vrami në dhé, katundi kà tager, mbas kanûnit, me i a xjerrë besen dorërasit e shpijarve të tij. §.859. Besa e katundit âsht tridhetë ditshem. §.860. Po ngurroi shpija e të vramit e s'u gjegj me i dhânë bese katundit, dorërasi me gjithë shpijarë e kushrîni te dame zjarmit do të rrijë mshilë. §.861. Kurrkush tjeter nuk mùnd të bije me i a xjerre besen dorërasit e shpija e të vramit nuk mùnd t'i ape kuej bese, per pà ndreqe katundin e vet. §.862. Si t'a ndreqë katundin e vet shpija e të vramit, atbotë u çilet udha miqvet e dashamirvet per me lypë besë per dorërasin. §.863. Po e çili besen e fisit shpija e të vramit, gjith sà fiseve të jenë në katund të tij do t’u apë besë as mâ pak as mâ teper. §.864. Po u çue nji mik edhè i shkoi shpis së të vramit per besë e kjo e percjellë me "Mos m'eia mâ" e nuk i dha besë, s'kà pse i shkon mâ. §.865. Po u çue nji mik tjeter edhè i shkon per besë shpis së të vramit, e kjo e percjellë me "Per tash