Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/70

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.834. Po duel në pritë nji tubë burrash, krisi pushka prej ânet të pritëtarvet, porsé nuk vran kend, e n'ai hov krisi pushka edhè prej ânet t'atyne, qi ràn në pritë, n'ai të perziem vritet nji prej atyne, qi ràn në pritë, por nuk u vrà prej pushket të pritëtarvet, këta biejn në gjak mbas kanûnit, sepsé e filluen pushken. §.835. Prita do të fillojë pushken mbë burra e jo mbë gra, fini, mbë shpi e mbë bagti. §.836. Po qiti pushkë prita mbë gra, fini, shpi a mbë bagti, punon kundra kanûnit e, po nuk e muer në kujdes két dhûnë Flamuri i pritëtarvet, qi t’i ndeshkojë mbas kanûnit, atbotë do të hîjë pushka shpi më shpi, mandej fis me fis, katund me katund e së mbramit flamur me flarnur. §.837. Aj, qi dàn me dalë në pritë, do të mârrë bukë me vedi si edhè per simahorë. §.838. Po hinë kund, pa xânë' vend prite e pin kafé, a hàngern bukë, a mueren me vedi buken në ndonji shpi të huej, shkuen në pritë edhè vran nierin, shpija e të vramit e kerkon per gjak Shpin, qi u dha bukë. §.839. "Pushka e buka e dhânun me dieje të vrasës, i sjellin gjakun atij, qi e ep". §.840. Po u çue kush me i dalë në pritë shoqit të vet e per simahorë mbledhë shoqnin, po vran kend, si prisi si shokët simahorë biejn në gjak me at shpi, po kje sè duelen faqe. §.841. Po u çue kush prej Mirdite me i a vû priten ndokuej në Thkellë a në Malsi të Lezhes a njeti e per simahorë mêrr shokë e dikend prej flarnurve të permendun, aj, qi u prîni, bjen ne gjak. §.842. Po i thà kush kuej qi t’i dalë në pritë ndokuej e t'a vrasë, tuj i folun besen, sè në ditë të pajtimit t'atij gjaku do të laj çmimin e gjakut, e aj permbas besës së dhânun, shkoi edhè vrau shi atê, qi i thà aj, e së mbramit e lên në qull e nuk i u pergjegj,me të holla, dorërasi jét në gjak, e atij, qi e shtini, i digjet shpija per presë, qi i bani e 100 desh e nji kà giobë. NYE I NJIQINDENANDËMBDHETËT. Dorërasi. §.843. Dorëras thirret aj, i cilli vret kend me dorë t’vet. §.844. Dorërasi, porsà t'a vrasë nierin, do të çojë fjalë sè e vrau aj e mos të hutojn mendsh prindja e të vramit. §.845. Dorërasi do të çojë me lypë besë. §.846. Dorërasi, po muejt vetë me e sjllë marë te vramin, mire; perndryshej mbe kedo, qi të ndeshet, do t’i thotë qi të shkojë me e sjellë marë e armen me i a pshtetë tê kryet. §.847. Dorërasi nuk guxon mè mârrë armen e të vramit, po bani két faqe të zezë, aj bjen në dy gjaqe. §.848. Dorérasi i prîndës së vet grihet prej fisit a katundisht. §.849. Dorërasie kà të luejtmen nâten aty, kû t'a çile drita, do të struket.