Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/7

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been validated.

3) Mos me shitë, a me ble a me ndrrue gja pa leje të zot’t të shpis. E zoja e shpis s’gatuen, s’shkon per ujë, s’ban dru, as pleh, as me ujët as me korrë a me qirue, as bukë m’u çue puntorvet;
4) Me shikue drejtsin në të ndrequn të gjindes e të fmive të shpis; mos me i a mbajtë krahin kuej ma teper se tjetrit;
5) E zoja e shpis do të përkujdeset per fmi, sa të jen në punë grat.

§. 24. Tagri i gjindes së ships.
Gjindja e ships ka tager:

1) Me hjekë të zo’n e ships per në pashin se nuk punon per të marët e shpis a i çon kah fika;
2) Me hjekë të zojen e shpis, per n’u raftë per sysh se bracnon, a shet gja tinëz – edhe nji kokerr voejet me kenë – a n’u mbajtë krah fmivet të vet ma teper se të tjervet.
3) Mbi armët e veta seicili; munden me shitë, me ndrrue, a me lanë peng, porse s’kan tager me lypë tjetren në shpi;
4) Mbi qe ka tager bulku, qi i nget: me i ndimue kuej a uha a falë pa pasë nevojë per leje të zot’t të shpis;
5) Mbi tuf dhensh ka tager bariu, qi i ruen; i zoti i shpis s’ka tager me i u perzie në ket zyre; para se të shes gja a të prese ndo’i kambë berri, bariut do t’i thotë, e ky e din se çë fare berri a lope asht per t’u hjekë.

§. 25. Perlimi i gjindes së ships asht:
1) Mos me hi dorzanë pa leje të zot’t të shpis ;
2) Munden me hi dorëzanë edhe pa e pvetë të zo’n e shpis, porse per aq, sa u ban arma, se kjo asht e vehtja;
3) Nuk munden me i shkue kuej per puntorë pa leje të zot’t të shpis
4) Nuk munden me shit as me ble as me ndrrue gja;
5) Gjindja e ships nuk munden me mundshtue të zo’n e shpis në punët e shpis a të krahit;
6) Me ndigiue, e me shkue gjithkund t’urdhnoje i zoti i ships;
7) Kuj t’i a njese gishtin i zoti i shpis me dal n’ushtri, do të dale;
8) Granija janë në detyrë me punue per shpi; po u teproj koha, si të lirohen prej punve të shpis, munden me ba punë doret të vetat.

NYE I DHETËT.
Familja e kuptueme në Katund e në Flamur.

§. 26. Tagri i Familjes.

1) Ka tager e za në kuvend të katundit;
2) Ka tager në pjesë të giobës së katundit;
3) Ka tager në kujri të katundit;
4) Ka tager me marr më ndore kedo;
5) Ka tager me pri me unë zjarmi e me spatë në të djegun të nji shpije në fis të vet;
6) Ka tager me pri gjobtarvetnë vathë të fisit të vet;
7) Me ra më ndo’i faj të randë shpja, per të cilin i shkon ndeshkimi i unës së zjarmit e i spatës, as katundi as Flamuri s’mund vej dorë më rrenim pa pri vet fajtori.

§. 27. Perlimi i Familjes.

a) në Katund:
1) I zoti i shpis do të pergjegjet per çdo dam, qi t’bajn kuej gjindja;
2) Do të dalë në kuvend gjith sa herë të mblidhet katundi;