Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/69

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

e më dorë. §.817. Po bleu kush nji giâ të vjedhun, edhè pà diejtë sè âsht e vjedhun, i zoti i gjâs kà tager me e mârrë e shitsi (cubi) do t’i a ktheje blesit deri në të mbramin dysh të çmimit, qi muer per at gjâ të shitun, e të zot't të gjâs dypernjahen. §.818. Pose sè per vjedhin të bame ne Kishë e në Qele, cubi nuk kà giobë as faqe katundit as faqe flamurit. §.819. Po u vodh gjaja në vath, cubi do te lajë dypernjahen e 500 grosh giobë per vath te thyem. §.820. Po u vodh gjaja ne mal, cubi do te lajë dypernjahen. §.821. Po u vodh gjaja ne shpi, cubi do te laje dypemjahen e 500 grosh per shpi te thyeme. KRYE I NJIZETEDYTË. VRASA. NYE I NJIQINDETETËMBDHETËT. Prita. §.822. Prita âsht nji sjellje, me të cillen malet e fushat e Shqypnis u vêin pusijt glaksorvet a kuejdo, qi të két menden me vrà. (Me dalë në, pritë; me ndêjë ne pritë, me vû priten, me rà në pritë). §.823. "Së keqes i pergiegjet aj, qi prin ase rrethas". §.824. Mbrenda flamurit të vet nuk mùnd të mârrë kush shokë, per me i dalë kuej në pritë, e, po duel kush, edhè vran kend të flamurit, të gjith biejn në gjak. §.825. Jashta flamurit të vet, po duel kush në pritë per me vrà kend të flamurit të huei, prisi bien në gjak e jo simpahorët. "Aj, qi prîn, e mêrr gjakun mbi vedi". §.826. "Kush e ep fishekun, gjakun e bân të ve'n". §.827. U çue kush edhè mblodh shoke e dashamire edhè i duel në pritë kue), tuj u thànë: të gjithsà pushke, qi t shprazen, jânë të mijat, po u vrà kush, gjakun e mêrr mbi vedi prisi. §.828. "Pushka c çon giakun tê shpija". - "Pushka të lshon në gjak". §.829. Po e uhajtî kush pushken e kuej e pà dieje të zot't të pushkës shkoi ky e i duel në pritë kuej edhè vrau nierin, tëhjeksi bjen në gjak e jo i zoti i pushkës. §.830. Po i muer kush pushken e kuej, tuj i kallxue të zot't, sè kà nder mend me dalë në pritë e me vrà nierin, edhè e vrau, i zoti i pushkës bjen në gjak, sepsé : Pushka e çon gjakun tê shpija §.831. "Simahori i pa'-gjak bjen në gjak". §.832. Po duel nji edhè mblodh shokë e dasharnirë e i duel në pritë kuej, pà i pasë ky as glak as varrë, edhè e vrau, prisi me gjithë simaherë biejn në gjak. §.833. Po duel kush në pritë per me vrà gjaksin e vet, me gjithsà shokë e dashamirë të jét, e mêrr gjakun e vet e nuk biejn në gjak.