Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/68

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.801. Po e prishi gjânë e pretueme pretari, diten e lahes do t’i a kthejë të zot't krye per krye edhè tuj e zgiedhë në tufë të tij. NYE I NJIQINDEPESËMBDHETËT. Faji i kobshem. §.802. Kush vjedhë Shpin e strajcen e mikut, kanûja i kà caktue per giobë "faqen e zezë" e âsht i hjedhun prej kuvendit e gjyqit. §.803. Po e vodh mikun e njij shpis dora e tjeterkuej e i shpis tjeter i lypet miku i prém e shpija e thyeme. NYE I NJIQINDEGJASHTËMBDHETËT. Dypernjahja. §.804. Nder të gjitha vendet, kû mbahet kanûja, çdo gjâ e vjedhun kà dypernjahen: "Dy per nji, mjaft qi të hecin me kâmbë". §.805. Dypernjahja do t'epet jo veç per bagti të trasha, por edhè per bagti t'ima, e per send të vjedhun. §.806. Dypemjahja do të shperblehet edhè per nji të djegun të dhûnshem të shpis, të ksollës, të tbanit, të mullarit të sânës a të kashtës, të gjethit edhè të gardhît. §.807. Kopshti, veshta e ara e vjedhun kan dypernjahen. §.808. Gjeli (knduesi-kadoci) i vjedhun a i vràm, kà gjygjin e prém: 500 grosh të zot't, per arsye qi: "Knduesi âsht herori (sahati) i të vorfnit". §.809. Thiu i mbajtun, i vjedhun a i vràm (posë sè n'u gjet në dâm) kà 500 grosh, per arsye qi: "Thiu i ushqyem âsht mbaja e njij shpis". §.810. Dy kafshët e permenduna nuk e kàn dypernjahen e as gjelin gjel, as thin thi, por 500 grosh pare të thata. §.811. Per vegla bulkijet, bi. fj. per um të vjedhun e të hetuem cubi do t’i lajë të zot’t aq puntorë sà ditë i shkuen hupës, e umini umî. NYE I NJIQINDESHTATËMBDHETËT. Tagri i të zot’t të gjasë së vjedhun. §.812. "Ku t'a gjejë gjân e vet i zoti, e mêrr." §.813. Mbas këtij parimi i zoti i gjâs së vjedhun nuk âsht në detyrë të rrafgohet, sepsé, kûdo qi t'a hetojë e t'a gjejë gjân e vet, aj kà tager me e mârrë. §.814. Po u vodh gjaja nper mjet të bukës, buka do t'a lajë. §.815. Po u vodh gjaja nper mjet të kjorit, kjori do ta lajë. §.816. Po u ndoq per gjurmë, aty kû të jesé gjurma, i zoti i gjâs ngulë e do t'i epet arsyeja më kâmbë