Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/56

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.604. Si të bajë za miku, i zoti i shpis a kush i shpis i pergjegjet e i del perpara. §.605. Falet me mik, armen i a mûrr, e i prîn në shpi. §.606. Armen i a varë në krrabë, edhè e çon në krye të vendit ké votra. §.607. Perpushet zjarmi, lypen edhè drû. "Miku don drû". §.608. Mikut do t'i bahet nderë: "Bukë e krypë e zerner". §.609. Buka e krypa e zêmra, zjarmi e trungu e do firi per shtrojë do të gjindet gadi per mik në çdo kohë të natës e të ditës. §.610. Mikut të lodhun do ti vîhet rreth me të pritun me nderë. Mikut i lahen kambët. §.611. Per çdo mik duhet buka si hàn vetë. §.612. Per mik të mirë duhet kafja, rakiia e buka e shtrueme me ndo'i send mâ teper. §.613. Per mik zemret duhet duhâni, kafja e ambel, rakija e bukë e mish. - "Mikut të zêmres i lshohet shpija". §.614. Ruj hi në shpi, mikut do t’i mbajësh armen". §.615. E mbaitmja e armës âsht: a) shêj burrnije e nderje, edhè pse knaqesh sè t'erdh miku, b) âsht shêj roje, sepsé tui i thànë: "Mirë sè erdhe", ajo do të rrijë pà droje, e sè giindesh gadi me i dalë zot per çdo rrezik, c) âsht shêj urtije per vedi, pse, 'si ti mârrish armen, edhè në pasët ndoi mende të keqe miku, nuk kà shka të bân si t'a çarmatosish. §.616. "Mikut i lshohet kryet e vendit". §.617. Mikut i lshohet kryet e vendit, Po kje në shpi si edhè po kje në kuvend burrash, porsé në kuvend nuk kà zâ. §.618. Mikut i lshohet kryet e vendit si per nderë, si edhè qi të jét mâ në të pâm e në shêj si edhè të mos të perzihet nder robët e shpis. §.619. Si të hîjë miku në shpi, të kà là detyren. §.620. Po të hîni miku në shpi, gjak me të pasë, do t’i thuejsh: "Mirë sè erdhe!" §.621. "Miku do të perciellet deri kû të lypë me e percjellë". §.622. "Miku, edhèpse xên kryet e vendit në shpi a kûdo, kurr s'prîn, por do t’i prijsh". §.623. Miku perciellet edhè me nji fini, po kje djalë a vajzë, gjithnji si nji burrë a grue. §.624. Si t'a perciellish mikun deri kû desht vetë me shkue, e solle shpinen me shkue në pûnë