Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/55

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

LIBRI I TETËT DERA KRY I SHTATËMBDHETËT. NDERA VEHTJAKE. §.593. Kanûni i Malevet të Shqypnis nuk e veçon nierin prej nierit. "Shpirt per shpirt, sè duken e falë Zoti". §.594. I miri e i keqi kàn nji çmim: Kanûni i mban per burra: "Del i miri prej të keqit e i keqi prej të mirit". "Në kandàr të vet sè i cilli peshon katerqind derhêm". §.595. N'i prekët kush kuej në nderë, peng a plak per nderë të mârrun s'kà, Kanûja thotë: në daç, fale, po deshte, laje ballin e vrugnuem. §.596. Nderen seicilli e kà per vedi e nuk mùnd t’i perzihet kush kuej as me e rrethue me pêgje e me pleq. Dy gisht nderë në Iule të ballit na i njiti Zoti i Madh. §.597. "Ndera e mârrun giobë nuk kà". -Ndera e mârrun s'falet kurr. §.598. "Ndera e mârrun nuk shperblehet me gjâ, por a me të derdhun të gjakut, a me të falun fisnikisht (permbas ndermjetsis së dashamirve të mirë). §.599. I korituni kà deren çilë perkah ndera: peng s'shtron, pleq smêrr, gjygj slypë; giobë s'mêrr. Burri i fôrt mêrr gioben vetë. §.600. Aj, të cillit i u muer ndera, xêhet i dekun kah kanûj a. §.691. Ndera i mirret burrit: a) Me i thànë kush sè rren facle burrave të mbledhun në kuvend, b) Me e pshty, me i u matë, me e shty a me i rà kush; c) Me i prishë ndermjetsin a besen, d) Me i a dhûnue gruen a me i a hikun, e) Me i a marrue armët e krahit a të brêzit; f) Me i a dhûnue buken, tui i a ngâ mikun a pûntorin; g) Me i a thye Shpin, vathin, kotecin a çerranikun n'oborr; h) Me i a ndalë uhàn a detyren, i) Me i a luejtë rrasen e vegshit në voter, j) Me njye kashaten parpara mikut - î mirret ndera mikut. k) Me koritë trevezen nder sy të mikut, kùr i zoti i shpis e kruen ulteren a Shpin e lpîn kupen. KRY I TETËMBDHETËT. NDERA SHOQNORE. NYE I NANDEDHETEGJASHTËT. Miku. §.602. "Shpija e Shqyptarit âsht e Zotit e e mikut". §.603. Miku nuk mùnd të hîjë në shpi, pà bâ za n'oborr.