Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/46

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.468. Po u çue kush edhè shiti token, mullinin a rendin e ujit, pà jau leçitë kushrijve, vllaznis, fisit a kufijarit, tregu âsht i paligjshëm kah kanûja. §.469. Të permendunt kàn tager me bâ qi të shkmehet aj treg. §.470. Blesi nuk mùnd të bajë fjalë, tuj e dijtë sè bleu jasht udhet, por do t'i mârrë të hollat e veta. §.471. Po thà blesi, sè i a kà vû két oroe shitsit para sè t'a blete token e edhè e vertetoi két pûnë me dorë në bé, shitsi permbas randsis së fajit do të giobitet, porsé tregu i tokës jét sè jét i paligjshem e do të shkmehet. §.472. Vllau i dâm e kushrinija e ngiatë e blén token 100 grosh mâ lirë sè vllaznija e fisi i largtë. (Dukagjini, Shala, Shoshi etj. 500 grosh mâ lirë a ep t'afermit sè të largtit.) §.473. Toka e shitun me qyshke: Un po t'a shes két tokë sot, por neser, t'u mbush mendja ty m'e stershitun, nuk mùnd t'i a epsh tjeterkuej, per pà m'a prû mue persri tê dera. §.474. Ky qyshk e lidhë blesin e nuk mùnd t’i a shesë tjeterkuei, per pà i a çue tê dera shitsît të parë. §.475. Po u shit toka pà qyshke të permenduna, blesi âsht i lir me e shitë atëherë kùr ti mbushet mendja. §.476. Tokës së shitun e muffinit a rendit t’ujit kanû âsht m'u pî rakin. §.477. Rakin do t'a qesë aj, qi blén. NYE I SHTATËDHETETËT. Tregu i armve e i kalit. §.478. "Pushka e kali e kàn kûj mbë kûj ". §.479. Po bleve armen, e të thà shitsi: "E bajshë me nderë!", e e vore në krrabë me dorë t’ande, të mbetë në derë, edhè n'i a gjetsh ndo'i gand mbrapa. §.480. Arma blehet gjithherë e mbushun. §.481. Po bleve kàl, e lidhe në kûj me dorë t’ande, solle shpinen e gjete cofët, dâmi âsht i yti, të zot't do ti epen të hollat. §.482. Kali blehet gjithherë me kapister. §.483. Po bleve nji kà a lopë etj. me shke: po duel kjo gjâ e kelbazët mjé diten e Shen. NYE I SHTATËDHENANDËT. Çmime në kanu. §484. Mbas kanûnit: 1. Plangu a trolli i shpis bân 500 grosh. 2. Nj i copë tokë, qi qet 100 grosh dobi..." 500 " "Njiqind grosh dobi pêsëqind grosh tokë".