Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/45

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

TREGTIJA. NYE I SHTATËDHEGJASHTËT. Percaktimi i tregtis. §.452. Kanûni i tregtis a blén e shet pà qyshke, d.m.th. me të kputun, a edhè me qyshke, faqe dishmitarve, a edhè me kapàr. §.453. Kapari âsht njaj grosh (të hollash), qi epet para sè të mirret në dorë gjaja, qi blehet. §.454. "Kapari t'a bân gjân fanden, porsé do të lajshë shka të jesish pertej". §.455. Po dhae nji a njiqind grosh kapàr, ti jé i zoti i gjâs së kaparueme. §.456. "Kapari i mârrun nji herë, nuk kthehet mâ". §.457. Si t'epet kapari, njiqind blesë me dalë, shitsi nuk mùnd të luej mâ. §.458. Po u pendue blesi, edhè njiqInd grosh kapàr me pasé dhaAnë, i hupin. §.459. Me bâ me u rrêjtë shitsi, tuj i a shitë tjeterkuej gjàn e kaparueme, pse i dha mâ teper ai ~jetri, tregu âsht i pallgjshëm. §.460. Po hîni puna nder Pleq e pêgje, kanûni e bân shitsin qi t'a stermârré' g.I*ânë e fi a apë atij, qi e pat kaparue. §.461. Me bâ me i rà moh shitsi, sè nuk kà mârrë kapàr, e dhânsi nuk kà dishmitàr, kanûni e çon në bé: po bani bé., kapari hupë. §.462. Gjaja e bleme me qyshke, po duel e metë, i kthehet të zot't. §.463. Gjaja, qi blehet me frigë mos âsht e vjedhun, po i duel zoti mbasi u blé, blesi i çon tê aj, qi i a shiti e çmimin qi pat dhânë per at gjâ, do t'i a kthejë shitsi i gjâs së vjedhun. Parimi i kanûnit âsht: "Kudo qi t'a gjejë gjân e vet i zoti, e mêrr". NYE I SHTATËDHESHTATËT. Tregu i tokës. §.464. Para sè të shitet ndo'i tokë, a rendi i vadës, a rendi i mullînit, do t'u çohet tê dera kushrijve, vllaznis e fisit. §.465. "Kufijari blén token e kufijarit, po s'e bleu kushrinija, vllaznija e fisi." §.466. Po s'e blén të permendurit e as kufijari, i zoti âsht i lir me i a shitë cilitdo në katund. §.467. Po s'e bleu as katundi, atbotë jé i lirë me i a shitë çdo blesit. Oroe. Gadi kurr nuk kà ndollë nder Malsi t'ona, qi âsht shitë ndo'i tokë a mullî a rendi i vadës jashta katundit. Po s'e xên kryet kushrinija, fisi e kufijari per me blé at tokë a mullî a rendin e ujit, katundi do të shitet e të pershitet e nuk bân qi ti blejë i largti e tu hîjë nder hundë.