Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/41

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

ashtû edhè mullîsi don ujemin e vet. §.389. barrtori âsht në detyrë me là ulemin mbas së premes së kanûnit. §.390. "Kishës, mullînit, farkës e perbûjtores s'i pritet kush mik." §.391. Në mullî bluhen glithfarë kokrrash edhè msyn gjIthnduer nieri, seicilli per pûnë të vet e nevojë të vet. §.392. Tuj shkue në mullî, strajcen e bukës e mêrr seiciili me vedi e, sà të rrîjë në mullî, hàn buken e vet. §.393. Mullîsi bluen jo per nderë, por per me marre ujem per fitim të vet. §.394. Mullîsi mêrr pergjegje per barrtorë e per barrë mié qi të ngarkojë barren e blueme e t’u thonë "udha e marë". §.395. Si të shtegtohet barrtori e, porsà të largohet prei hijes së mullînit i duel kush para e, a e vret a a mêrr kush kalin me gjith barrë, mullîsit as s'i pritet mik as s'i xêhet kryet, perposë n'i rafét ndore barrtori. KRYE I KATËRMBDHETËT. GJOJA NYE I SHTATËDHETETRETË. Përcaktimi i gjojës. §.396. Kanûj a nuk kà caktue ndo'i kohë per ndalim të gjojës, në çdo stinë gioja âsht e lirë nder male tona. §.397. Me ardhë kush me gjuejtë me langoj a me zagarë nder rrethe shpijash të hueja, i zoti i vendit kà tager me e ndalë e mos me e lânë me gjuejtë. §.398. Mbrenda kufinit të huej nuk mundet me hî kush per gjojë; po muer két guxim kush, gjoia i ndalet e kthehet në shpi pà gjâ. §.399. Po duel katundi katundisht me gjuejtë, gilthshka të vrasin do t'a dajnë rrethas. §.400. Pesëdhêtë vetë me kênë tuj gjuejtë e nuk vrasin tjeter por veç nji leper, aq pjesësh do t'a dajn. §.401. Me dalë 50 vetë me gjuejtë e me kênë gjymsa me armë e gjymsa tjeter pà armë, paraz mârrin pjesen e gjojës, per arsye sè me nji qellim duelen në mal. Të pàarmatosunt u apin ndimë t'armatosunvet, kû me brîmë kû me rojë e kû me rrethim të vendit. §.402. Po e çoi ndo'i gjâ zagari i gjuetarvet, e kjo msyhet me kapercye udhen e madhe, udhtari, qi nolli atypari dredhë armen edhè e vret, nuk mùnd t'a mârrë. §.403. Shpêzi i vràm âsht i të zot't të zagarit e, udhtarit, qi e vret, i lahet dâmi i fishekut me fishek. §.404. Aj, qi t'a pergjakë a t'a vrasë shpêzin, i a mêrr "Shengjeten".