Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/36

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

NYE I KATERDHETESHTATËT. Bulbu. §.293. Bulg thirret njaj, i cilli hinë me punue token e njaj zotnije. §.294. Zotnija do të kujdeset me ndertue nii ksollë, §.mdheskë a kullë per bulg e per shpiarët e ti). §.295. Per qe, si të baj me zotnin. §.296. Po pat qet e vet bulgu, punon, token e sà, per hu, si të vendohet me të zo'n e tokës. §.297. Po s'pat qet e vet bulgu, nuk mùnd t'i mârrë njeti, por tê zotnija i tokës. §.298. Almiset, hekurishtat e të prefunt e tyne, jânë në shpinë të bulgut. §.299. Me dà e me reshtë ujët e vis, e me jau vû menden dasave, detyra e bulgut âsht. §.300. Po theu ujët e vis në rend të huej e në mende të vet bulgu, dâmin e làn bulgu. §.301. Me i çilë qerme (hendiqe) tokës, detyra âsht e zotnis e jo e bulgut. §.302. Të thurmen e tokvet e kà bulgu e jo zotnij a. §.303. Lavrimin e tokvet, të mjellmen, të mifinen, t'ujtmen, të korrunt, të çveshunt i kà bulgu e jo zotnija. §.304. Gjithshka të mbjellë bulgu në tokë të zotnis (çdo bîmë), do t'a dajë me zotnin mbas vendimit, qi të ken bâ. §.305. pêmë (fiq, arra, shega, molla dardha e këso tjerash) bulgu i shkundë e i mbledhë e i dàn pergjymës me zotnin. §.306. Bulgu kà tager me çilë nji copë kopshtë në tokë të zotnis e këtê per vedi, sà per lakna, qepë, hudra e per perime tjera. §.307. Në vêftë edhè duhàn n'at kopshtë, e kà per vedi. §.308. Në vêftë bulgu a duhàn a kertolla jashta kopshtit të caktuem, i kà pergjymës me zotnin. §.309. Ne e pasët bulgu gjân e zotnis pergjymës, kashta i rrîn bulgut e me pleh do të plehnohen tokët. Mundin e pûntoris e hjekë bulgu. §.310. Në pasët livadhe të njituna me tokë të bukës, bulgu i kositë e sânen e dàn pergjymés me zotnin; porsé të thurmen e t’ujtmen i kà bulgu. §.311. Kullosen e livadhevet e ndalë bulgu, qi i ruejti, i thurri, i ujti e i kositi e zotnija nuk mùnd t’i a apë tjeterkuej, porsé edhè gjaja e zotnis do të kullosë nder'to. §.312. Sanen e livadhevet bulgu e vên mullàr, porsé të bajtmen e kà zotnija. §.313. Të korrmen, të qiruemen e të shimen e misrit e kà bulgu, perposë ne e mbledhët zotnija nder