Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/35

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

shkaktue dâmin nder amaj. kopshtîje, nder vêshta e nder pêmajë, ne e mbyllsh. do të çilish nji tjeter., por jo teper në të rrethuern. §.277. Po kie shtegu i lshuern per nderë e me fjalë, e të del dhûnë, ké tager me e ndry, e, me i lshue fjalë katundit të mos të bije mâ aty pari. §.278. Po kje shtegu kû kan kalue shokë, krushq me nuse e percjellsa me të dekun, a kah Kisha a kah vorret, e kênë aty rnotit, nuk mund e ndrysh. §.279. Per të luejtun të çdo shtegut duhet, dàemos, pelqîmi i katundit. NYE I GJASHTËDHETEPESËT. Pashtraku. §.280.’’Pashtrakun epe vetë, perndryshe t’a marrin edhe me perdhuni’’. §.282. Po u xû nji tufé e hueja në mal a në vrrî të flamurit tjeter, i zoti i tufës do të lajë pashtrakun. §.283. Dâmi i pashtrakut do të lahet me krye berri. §.284. "Kumbona e ogiçit nuk mund, të mirret pashtrak, âsht ndera e tufés. §.285. I zoti i mallit nuk kà tager me prekë tufen e as me mârrë me dorë të vet berrin, dora e të zott të tufés do t'i a apë vetë berrin per dâm. §.286. I zoti i malit nuk kà tager me zgiedhë berrin, por do të mârrë at berr, qi t’i apë dora e bariut. §.287. Njiqind herë në ditë në hîfët tufa e huej në mal të huej, aq berre do të lajë i zoti i tufës. §.288. Po s'u gjegj bariu me là pashtrakun, e u çue i zoti i malit me disà shokë edhè i rà pré tufës në mal të vet, atbotë si katundi, si flamuri perkrahen pretarit, e lypin arsye prej të zot't të tufës. Katundi e flamuri i bariut a do t'a ngushtojn me là pashtrakun, a do të hjekin dore prej si. LIBRI I PESËT PUNA NYE I KATERDHETEGJASHTËT. “Puna len shtegun”. §.289. Puna e largon udhen e madhe, porsé s'mùnd e qesë nd'ujë, kû mbytet bagtija, në shkallë (shkamb), kû then qafen bagtija" (Shif Nye LXIII, "Udha e madhe" 271.) §.290. Po tê kaloi mun neper vend t'and udha e madhe e t’u mbush mendja me e çilë at vend, udhen mùnd t'a largojsh, porsé nuk mùnd e qesish neper prroje e rmore a buzë ujnash, as me e njitë shkrepave e shkambijve. §.291. "Puna e luen shtegun". Po t’u rnbush mendja me punue at tokë, neper të cillen âsht shtegu i katundit, punoje, porsé shtegut do t'i gjêjsh vend. §.292. Kanûja s'don qi t’i bahet kuej dâm toka, e prandej thotë sè "Shaterkazi e luen udhen", porsé udha e shtegu do të perligien me nii vend tjeter.