Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/31

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.229. Në bjeshkë, në vrrî e në kujri, si të katundit si të flamurit gjâ s'i shitet e pjesë zotni mi nuk mundet me pasë kurr, sâ per kullosë e per drû e almiste i nepet lirija e perdorimit per nderë. §.230. Zyrevet të perbash-k-ta të katundit do Vu pergjegjet. §.231. Mort e darsem. peng e giobë e uhàn e miellit e kà uhazisht me katund. Do t'apë giobë, ashtû edhè ne pjesë të giobës ka tager. NYE I PESËDHETEGJASHTËT. Kujrija. “kujrija shkon për tym” §.232. Kuirija âsht vendi, qi e kà perbashknisht nji katund a nji flamur per kullosë, per landë, per drû, per gjojë e per tjera nevojë. §.233. Kujrija nuk dahet, por, sà shpi a tyme të jenë në katund, kan tager në kujri të katundit, e sà tyme të jenë në flamur, kan tager në kuiri të Flamurit. §.234. Visarin e kujris s'mund e shesë nji pà tjerë, dâmi e fitimi âsht i të gjitha tymeve të katundit a të flamurit. §.235. As arë, as vèshtë. as kopshtë s'mund të çilë kush në kujri. pà u pushue pûna prej gjith katundit a prej tlamurit. §.236. Kush vên ndo'i pême në kujri, aj, qi e vuni, kà tager mbi landë të sajë e mund t'a presë kur t’i mbushet mendja, porse tjeterkush nuk mund t'i a ngulë spaten. §.237. Pêma e landa e vûme në kujri, âsht e atij, qi e kà vû, porse kokrrat i han kush të mundet pà muejtë me i ndalë aj qi e kà vû. KRYE I TREMBDHTËT. KUFINI. NYE I PESËDHETESHTATËT. Kufijt e tokës nuk luhen. §.238. Kufini perbâhet prej gurësh të mdhaj e picigiatë edhè ngulen sà nen, aq mbi dhé. Per kufi mund të sherbejë edhèe ndo'i landë e montueme. "Guri i kufinit kàa dishitarë mbrapa". §.239. Guri i kufinit kà per rreth dishmitarë. Këta jânë a gjashtë a dymbdhetë paperdhokë (gurë të vogjel), të cillt vorrohen nen dhé rreth e rreth prit të kufinit. §.240. Në të ngulun të kufijve, posë shpijave nder fjalë, duhet të jenë edhè pleqt e katundit, pleqt e flamurit e saà mâ shum prej të rish e fmish e edhè prej katundesh të rrethit, qi të mbahet në mend kufini. §.241. Se e cilla tokë. po kje arë a livadh, kopshtë a vêshtë, prozhem a zabel, xânë a ograjé, a rrethi i shpis, katundi me katund a Flamuri me Flamur e shpija me shpi, kan të damet me kufi. §.242. "Kufini i ngulun nji herë, nuk luhet mâ".