Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/30

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

Caktimi i pronvet. §.213. Shkaf â'shpi, qi qet tym, do të két pronet e veta. §.214. Plangu i shpis kà oborr e kopshtë, kà vêshtë e arë, kà livadh e xâna, kà udhë e shteg, kà kufij si në mal, si në vrrî, si në fushë. §.215. Të gjItha tymet kart pjesë në kujri. §.216. Ara, vêshta, kopshti e livadhi, xâna, prozhme e zabele, jânë të dame me kufij. §.217. Kujrija, mali e bjeshka jânë të perbashkta si per te ngulun të tbanave, si per landë e almiste, si edhè per drû. §.218. Shpijat plangçore munden me pasë mâ se nji per tekë (thuper), qi u kan mbetë trashigim prej të dalunve faret. §.219. Aj, qi të shkojë me ngûlë vathë a tbânë në bjeshkë, me truell, kopshtë a ndo'i copë arë, po desht me i çilë i çilë e jesin të tijat, e nuk mundet kush as me e ndalë e as me e xjerrë prej atij vendi. §.220. Mrizat a lisat, qi lên kush per me mrizue gjân, nuk mund t’i a presë kush, pse jânë t'atij, qi nguli mâ i pari n'at vend. §.221. Me u dyndë nji shpi e me u zhgulë fare prej katundit të vet, po s'e shiti trollin e token, ashtû do t’i rrîje e nuk kà tager kush me ngulë mbë 'to. §.222. Po shiti token me lang e me plang, vendi i tbânës âsht i tij, e mje qi të qindrojë shpija e tij, nuk mund t'i pushtojë kush. §.223. Se e cilla shpi e katundit në Flamur kà tager me shtî në pûnë aq tokë në kujri sa' të pershîje rreth e rreth me gùr të hjedhun me dorë të majtë. §.224. Aty, kû të fillojë me mifé do Vulet kambkryq, do të mârrë nji paperdhok në dorë të majtë, edhè e hjedhë në kater ânë kryq e rreth vedi aj vend âsht i tij. Heret kan pas doke me hjedhë latushen (spaten). §.225. Token e çilne nji herë a per kopshtë, a per arë, a per tbâanë, edhè ne e lashtë djerr i zoti per qinda vjeç, tjeterkush i katundit as i flamurit nuk mund të hîjë me e pûnue. Djalë mbas djalit jet e tija. qi e pat çilë i pari. (Malcija e Lezlies). §.226. Aj, qi mos t’i biej mbrapa tbânës së vet per 10 vjet. mbas 10 vietësh i del dore e i jet aij, qi t'a xâjë i pari. (Oroshi) NYE I PESËDHETEPESËT. Me ba vlla kënd në katund. §.227. Me bâ vllà kend në katund, don me thânë me pelqye nji shpi të flamurit të huej, qi të mundet me ardhë e me ngulë në katudn të flamurit tjeter. §.228. Si t'a bâjë vllà at shpi katundi, kushdo i këtij katundi mundet me i a shitë token, porse nder kater kufijt.