Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/28

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

pjellë nji herë. §.177. Po u kervis dosa e puell e i shkuen dam dirqt pà i dà e âma, do t'a ruej bariu mje qi të mbarrset e të pjellë së dyti, e dirqt dahen si në 174. §.178. Dirqt dahen 'si t’i dajë e âma e jo para. §.179. Po u dha per gjymës dosa e rritun, pjella dahet per gjymës, e dosa i kthehet të zot't, per të cillen do t'i lêhet bariut nji derk mâ teper. NYE I PESËDHETEPARË. Steli i qênit. §.180. Qêni i hekurave kà stelin e vet. §.181. Steli âsht tbâna e rojsit të shpis e të vathit. §.182. Po vrau kush qênin në stel të vet, i kà 500 grosh të zot't të qênit. §.183. Qêni i hekurave lshohet mbas darkësh të mdhaja, e rrin zgjidhë mje qi të dalë drita. §.184. Të shkrepunit dielli, qêni i hekurave do të gjindet në stel me hekura në qafé. §.185. Po t’u turr qêni n'udhë të madhe, si të dalë drita, e nuk mund i pshtove pà e vrà, edhè e vrave, peng e plak nuk mund të lypë i zoti i qênit, per arsye qi "Udha e madhe nuk làn gjâ". §.186. Po t'u turr qêni në çdo kohë të ditës, i drodhe pushken edhè e vrave, tuj i rà a ballit a krahnorit, qêni shkon hupës. §.187. Qêni në dam vritet, por at-botë veç kùr të gjindet me "mish në gojë" b.f. tuj të bâ dam ndo 'i kambë berri në tufé. §.188. Qênit në mal, tuj shkue mbas tufés së vet, s'i pritet gjygji: po e vrave, làn qênin. §.189. Prifti nuk mundet me mbajtë qên hekurash te Qela (Kisha), per arsye qi Prifti do të gjindet gati natë e ditë per çdo nevojë të popullit. NYE I PESËDHEDYTË. Kau më hu. §.190. Po desht me mbajtë qên hekurash Prifti, as natë as ditë nuk mund t'a lirojé prej hekurash. §.191. Kau më hù po e dimnoi bulku, kà nji barrë drithë, po e dimnoi i zoti kà nji barrë e gjymës,. §.192. Po u vodh kau më hù, bulku e i zoti i kaut do të rreken në hetim të tij. §.193. Kapucarin do t'a lajn zbashkut, sà niani tjetri. §.194. Po i vojt mendja të zot't, se bulku i a kà damtue kàn, ky do t’i lahet me bé. §.195. Po e kaptoi kan bisha a e xû' giarpni në mal e bulku e gjet cofêt, do t’a çojë të zot't Ikuren a ndo'i shêj tjeter.