Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/27

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.157. I zoti s'âsht me detyrë me mendue as per krypë as per kësollë, por bariu qi i mêrr per gjymës. §.158. Po u dha viçi fêmen e u rrit në derë të bariut, si të pjellë, pjella e parë âsht e bariut, qi e rriti, e bylmeti per glymës. §.159. Po e prishi barlu bylmetin e glâs, qi kà per gjymës. detyrë i a kà të zot't a pjesen e bylmetit a piellen. §.160. Gjâja per gjymës nepet e mirret gjithherë në vieshtë. §.161. Lopa per për gjymës i sjellë të zot't 4 okë djathë e 2 okë tlyen. §.162. Në dhetë krenë dhi, i zoti mêrr 5 okë tlyen - gjymës oke per krye. §.163. Në dhetë krenë dele, i zoti mêrr 5 okë tlyen - gjymës oke per krye. §.164. Në djathë s’kà tager i zoti as në të dhive, as në të deleve. NYE I KATERDHETETETËT. Kryegjaja. §.165. Kryegjâja âsht e të zot't, e cilla as nuk shtohet, as nuk dnohet kurr. §.166. Kryegjâja kurr s'cofë. §.167. Lesht e kmenda e kryegjâs âsht e të zott. §.168. Pjella âsht krejt e bariut, mje qi t'i rritje në derë kryegjâja. §.169. Bylmeti dahet si të bâhet ndermjet tyne. - Vende vende bylmeti nuk nepet aspak. §.170. Po u damtue ndo'i kambë berri, dami âsht i bariut, e do t'a pertrîjë per me e mbushë numrin. NYE I KATERDHETENANDËT. Gjaja me pergjegje. §.171. "Gjâja me pergjegje nuk mirret". §.172. Po more gjân per giymës, detyra e pergjegjes nuk të lidhë, dami âsht i të zot't. §.173. Po u shkaktue dami prej pàkujdesit të bariut, dami âsht i tij e giânë e damtueme do t'a pertrijë. NYE I PESËDHETËT. Dosa per gjymës. §.174. Po u muer derku fêmen per gjymës e porsà t'a daje dosa, edhè e rriti aj, qi e mure, pjellen e saj do t'a dajë per gjymës me të zo'n. §.175. Dosa i jet bariut, qi e rriti, per të cillen do t'i apë zot't nji derk mâ teper. §.176. Po s'u mbarrs dosa n'at vjetë, bariu nuk mund t'a shes as s'mund t'a presë, por do t'a lâjë qi të