Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/26

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

GJAJA E GJALLË. NYE I KATERDHETEPESËT. Bariu. “Shpija e thyeme ka 500 grosh giobë e dy per nji të zot’z”. §.143. Bari thirret aj. qi i prîn tufës-gjâs në kullosë §.144. Bariu-rrogtàr âsht në detvre me i a vû menden tufës të mos t'i damtohet as mos t’i bâje dam kuej. §.145. Po i bâni dam kuej bariu me gjâ, i zoti i tufés e làn e jo bariu. §.146. Me i tretë ndo'i kambë berri bariut. do t'a bâje me dije të zo'n e tufés, e, si i zoti si edhè bariu do të perpiqen në hetim të tij. §.147. Po i treti bariut ndo i berr pà shêj e pà dukë, i zoti i tufés kà tager me e çue barin deri në bé, po i u là me bé, s'i kà tjeter detyrë. §.148. Po thej qafen a u kafshue prej bishe ndo'i berr, bariu â'në detyrë me i a çue shêjin të zot't e tjeter detyrë s'i kà. §.149. Po i a vodh kush ndo 'i berr bariut, detyra e këtij âsht me e bâ me dije të zon e tufës, tuj i a kallxue vendin e kohen se kû e kùr u vodh, tjeter detyrë s'i kà. §.150. Po duel cub barîu vetë, gjânë e vjedhun do t ‘i a kthejë të zot't në mëndyrë të kanunit, edhè e perejellë në pûnë të vet. Në mos e pasët krye vietin, rroga do fi epet mje në ditë, në të cillen u gjet në faj. §.151. Me vrà bariu cubin tuj vjedhë a tuj pretue tufen, gjakun e çon te shpija e vet, e sà per berr a tufé të pretueme, i zoti do të krepatohet. §.152. Bariu âsht në detyrë me rueitë gjân, e nuk do të pshtetet në të thurun a të pà thurun, sepse "gjâja do rojë, 'se hecë, e toka nuk luen". NYE I KATERDHETEGJASHTËT. Skjapi a dashi i kumbonës ( Ogiçi ). §.153. "Ndera e vathit âsht në kumbonë". §.154. Po u muer pré, per dhûnë a pre ndo 'i marazit e faqe bariut skjapi a dashi i kumbonës, e po s'u vràn n'at hov, 500 grosh giobë i mirren pretarit e gjâja dy per nji. NYE I KATERDHESHTATËT. Gjaja per gjymës. §.155. Kryegjâja âsht e të zot't, me cofé ndo 'i kâmë, dâmi âsht i të zot't. Per vertetini do t'l çohet të zot't' shêji prej atij, qi e kà per gjymës. §.156. Po u dhàn per giymës dhi a dele, pjella, këmenda e leshi dahen per gjymës ndermjet zotnis e bariut.