Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/20

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

3. Jo veç drithi, por edhè çdo bimë tjeter e arve a e kopshtijeve, do të dahet per gojë. §. 75. Bletët. 1. Zgjojt e bletve do të dahen per vllà. 3. Mjalti dahet per gojë. §. 76. Diathi e tlyeni. Bylmeti e çdo melmesë do të dahet per gojë. §.77. Vêna e rakija. Vêna e rakija, me nji fjalë, glithshka hahet e pihet, do të dahen per gojë. §.78. Pleqt e të damit. 1.Pleqt e të damit do të ienë dy a kater, a si t'a lypë nevoia e shpis, qi dahet. 2. Pleqt e të damit kan tager me mârrë ka nji berr per krye plakut. 3. Kpucët e pleqve të të damit do t'i apin zbashkut vllazent, qi dahen. Oroe. §.79. a) Plakut të shkretë do ti epen të prishunat e drekve pà u dà shpija. b) Vllaut të pamartuem do ti epen të prishunat e martesës pà u dà shpija. c) Granija s'hîjn në pjesë të të damit, posë per bukë të gojës - në të gjitha sendet, qi hahen e pihen. d) Grazhdi - sâna e kashta - dahen mbas gjâjet. §.8O. Po u mbush mendia vllazenve me u dà per të gjallët e t'et, këta nuk kan tager me u perzie as në tokë, as në pasuni, e do të shkojë seciIi n'at piesë, qi t’u a shênjojë i ati. §.81. Mbas deket të t'et, kanuja e të damit nuk i veçon vllazent, por, sà të jenë, aq pesësh do t'a dajn pasunin e t'et, si të tundshmen si edhè të, patundshmen. §.82. Me kênë kater vllazen, e per në qitshin Pleqt per m'u dà, token e të parve do t'a dajn me terkuzë per vllà. §.83. Me u dà dy vllazen më nji krah e dy tjerë me nji tjeter, token e të parve e dajn per gjymës, token e bleme prej sish per pushkë. §.84. Me dekë njani vllà prej dy te damve, pà lânë djalë në voter, toka, qi i pat rà në pjesë, do të dahet trish, posë tokësh të bleme mbrapa e pos gjâsë së gjallë të pertrîme mbasi jânë dà. §.85. Paragrafi 83 e 84 pershîn edhè vllazen dy nanash. §.86. Vllazent e dàm nii herë me gùr e kufi, po u perzîen persri, e mbas do kohe u mbushet mendja me u sterdà, tokët i dajn mbas kufinit të së dames së parë. Per në paçin blé tokë të reja e pertrî gjâ të gjalla permbasi u perzien, do të qesin ne pûnë § 83. §.87. Me kênë dy a mâ shum vllazen, e me dekë njani tuj lànë djalë mbrapa, kùr të dahen, djali i vorfen dahet me t’ungjin si vllà, mêrr pjesen e t'et. KRYE I TETËT.