Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/2

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been validated.

“Nderen e Kishës e lypë Famullia.”
“Kishës, mullinit, farkës e tragtores nuk i pritet kush mik.”

1.- Kush dhunon kishën ka detyrë gioben a) kishës, b) famullis, c) Flamurit (Bajrakut).- Dhunon kishën njaj, qi fjaliset, shan a i kercnohet kuej, qi rreh a vret kend në Hije të kishës.
2.- Gioben fajtorit i a merr famullia e jo kisha; pse kisha shpatë e konop s’ka
3.- Kush vritet a rrihet qa në çë farë-do mndyre koritet prej kuejt, tuj hi a tuj dalë prej hijes së kishës, marre kishës nuk i len; pse kishës si pritet kush mik.
4.- Por, me pasë me krisë pushka jashta Hijes së kishës e me i ra kush ndoren kishës, atëherë aj njifet miku i kishës; e me pasë me i a çartë kush ndoren kishës, famullia asht në detyrë me e çue nderen e saj në vend (Vinctum, si aedes ejus (Dialis Flaminis) intrierit, solvit necessum est.Gelliuws, b. 10. c. 15.-)

NYE I DYTË
Vorret.

§: 5.- 1.- Në vorre të njij vllaznije a të njij fisi s’hin i dekuni a i vrami i vllaznis a i fisit tjeter.- Po e bani kush ket punë pa leje të vllaznis a të fisit, të cilit janë vorret, Kanuni i venë detyrë me nxjerrë të deknin prej vorrit të huej.
2.- Me ardhë me ngulë në katund nji shpi, qi s’ka vllazni as, fis, të pelqyemit të katundit, i caktohet vendi i vorrete nder të famullis, tuj i a vu detyrë me ble qira a ndo’i send tjeter per lter.
3.- Kush fjaliset, a shan e I kercnohet kuej, e kush vret a rreh kend nder vorre, bjen në giobë si per Hije të kishës.

NYE I TRETË
Pronet e Pasunit e Kishës.
§. 6. Pronet e pasunija e kishës janë të paprekshme.

1.- Pronet e pasunija e kishës janë të paprekshme e s’mundet kush me vu dorë më’to.
2.- Pronet e pasunija e kishës janë nen roje të Mesharit të kishës e të famullis.
3.- Atë, qi guxon me shty kah pronet e pasunija e kishës, e bjen në mend famullija çmon damin, qi do t’a lajë damçori.
4.- Kur ndokush t’i a baj dam kishës kahpronet e pasunija, famullija çmon damin, qi do t’a lajë damçori.
5.- Kush vjedhë gjanë e kishës, posë se do t’a kthejë at gja mbas kanunit të vendit, ku gjindet kisha, ka edhe detyrë me i la gioben kishës për nderë të marre, e gioben famullis per ndore të çartune, pse kisha asht ndorja e famullis.
6.- Kur cubi e njef gabimin evet e, pa u marrë vesh dhunaq, qi i ka ba kishës, i bjen në dorë Meshtarit të Famullis, tuj i a kthye gjanë e vjedhme, s’ka detyrë kurrfarë giobet: Meshtari ka tagar me e falë.
7.- Me pasë me i ra cubi në dorë Meshtarit mbasi ky t’a ket laçit vjedhsin në famulli, famullija ka tagar me i marr gioben si per vendi si per kishë, edhe pse famulltari t’a ket falë vgabimin, me gjith gja të vjedhne.

§.7. Rregullimi i pasunis së kishës

1.- Pronet e pasunin e kishës rregullon Famulltari, e famullija nuk ka tagar me lypë arsye Famulltarit per perdorim të frytit të xjerrun prej pasunis së kishës.

NYE I KATERT.
Meshtari i Famullis, ase Famulltari.