Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/19

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.66. Toka. 1.Toka e të parve do të dahet me terkuzë - per vllà. 2.Toka e bléme prej djlemve mbas dekës së prindës - do të dahet per pushkë. 3.Vllau i ndermjemët kà tager me zgjedh tokë kû të duej. 4. Ara, vneshta, livadhi, xâna ograja, prozhme e zabele do të dahen me terkuzë per vllà, sà njani,tetri. 5. Kujnija, mali e bjeshka s'dahen,'do t'a kenë zbashkut, si per drû si per kullosë §.67. Vada. Rendi i ujit do të dahet me kerçik mbas oket. §.68. Mullîni Mullîni, si toka, dahet per vllà. §. 69. Fitime e të prishuna. 1.Fitimet e të prishunàt jânë të plangut: shpija i gzon e, pà u dà shpija,.do të lahen. 2. Fitime të posaçta kanuja së veçon: "Shka të xânë të dàmt në shpi, jet mbrendë." 3.Paja e grues nuk hîn në pleqëni të damit. 4. Dhantit, qi i mblidhen nuses në ditë të martesës, si te prindja, si te burri, kanuja é të damit nuk i pershîn, jânë të grues. §.70. Armët. Armët do ti epen vllaut të parë §.71. Rême, hekurishta, alinistra qésh. Rêmet do të dahen per vllà. si edhé hekurishtat: spata, sheten. kosa, kmesa, kîza, sharra, thadra, dalta, etj… ashjû edhé almistra qesh. §.72. Rraqe shpijet. a) Shtroja e rnbloja do të dahen per vllà: b) vozga, govixha, fuçija, sheka, per vllà: c) lugë, qêtha, vjedra (mielca), mtîj, turren e drûve, vegsha, vorba, kuça, e shka të jenë ênë drûnit e dheut, i dàn e zoja e shpis per mbas msimit të pleqve, ashtû adhè pulat. §.73. Glâja e gjallë. "Berret dahen per pushkë". - Në të dam të berrevet, të lopvet. të qevet e të kualvet mârrin vetun ata, qi jânë të zot me bajtë armë. §.74. Drithi. 1. Drithi dahet per gojë". Burravet, gravet e fmivet do t’u epet buka e gojës në ditë të të damit. 2. Fmija - djalé a vajze - pa e mbushë vjetin, s’kan tager në bukë të gojës. Si të mbushin vjetin, do tu dahet pjesa e bukës si tjervet.