Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/17

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been validated.

bukë.
NYE I TRIDHETEDYTË.
Grueja e pa-kunorë.
Aj, qi të marrë gruen pa kunorë, jet i lidhun kah Feja edhe kah kanuja.
Grueja e pa-kunorë farë tagrit s’ka në shpi të burrit.
Kanuja i nep këto ndeshkime burrit, qi merr grue të pa kunorë:
a) shpija i digjet e toka i jet djerr;
b) xirret prej vendit, e s’mund t’a shklasë token e vet mje qi t’a largojë gruen e mbajtne pa kunorë;
c) në pasët fmi me grue të pa kunorë, njehen të pa-ligjë e prandej s’mund të bahen kurr perkaes (trashigues).
KRYE I GJASHTËT.
PRINDJA. (Baba – Nana – Djelmt)
NYE I TRIDHETETRETË.
Baba – Burri.
§.58. Tagri I burrit mbi gruen.
Burri ka tager:
a) me kshillue e me qortue gruen;
b) b) me rrahë e me lidhë gruen e vet, kùr të mbrrîjë me i a perbuzë fjalen e urdhnit.
§.59. Tagri i babës mbi të bijt.
Baba kà tager:
a) mbi jetë e mbl gjallnim të të bijve
b) me rrahë, me lidhë, me burgosë a edhè me vrà të birin e të bin, kanuja s'i lypë arsye, edhè î a xên se vret vendin: "Kush vret vedin shkon gjak-hupës,
c) me nijtë të birin në rrogë sà herë të duej, per arsye, qi "Sà të jét i ati gjàll, i biri njehet si bulg ", mbi fitimet e të birit, të rrogës a sidà kojshin ;
d) me shitë e me blé, me dhânë e me mârrë,
e) me karmue të birin shpijet pa pjesë, kùr mos t’i rrije nen sundim e ndigiesë; - porsè, si të desë i ati, i biri vien ne trashigirn t'et.
§. 60.Detyra e babës.
a) Baba âsht me detyrë mu rrekë per të mirë të të bijve si kah ndera si ka pasunija.
b) m'u blé armë djelmve. si të bàhen per'to:
c) mos me bâ testamende. si të ket të bijt:
d) trashigimin paraz m'u làn djelmvet
NYE I TRIDHETEKATERT.
Nana – Grueja.
§. 61. Paperlimsija e grues.
a) Burri nuk kà tager mbi jetë të gures
b) Grueja farë tagrit s'kà as inbi të bijt as në shpi,