Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/16

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been validated.


Me vra grueja burrin e vet a kedo, prindja e kësaj do t’apin arsye per at gjak.
Burri e blen mundin e të jetuemt e grues, por jo jeten e saj.
Me gjetë gja gruen per faj të burrit, prindja e kësaj i lypin arsye më kanu.
Me rrahë burri gruen, nuk bie në faj kah kanuja, e as prindja s’mund t’a kerkojn të rrahmen.
Me plyrë burri gruen, e po bani vaj kjo ke prindt, burri do t’u apë arsye.
Me mbytë grueja burrin, e m’u çue i kunati me vra të kunaten, pse i a vrau të vllan, kjo s’asht e perligjme më kanun. – Gjaku i grues s’bahet krahas me gjak të burrit; pra, tepricen e gjakut të burrit do t’a perligjin prindja e grues.
Sikurse janë në detyrë prindja me dhanë arsye per çdo punë të ligë qi të bajë në derë të burrit a kuejdo bija e tyne, ashtu çmimin e gjakut të saj.

NYE I NJIZETENANDËT.
„Grueja asht shakull per me bajt“.

Grueja njifet si një calikë per me bajtë sa të jetë në derë të burrit, se prindja se hjekin dorë prej sojet, e ndalin per vedi e mbi vedi të të pergjegjmen per te, por edhe me lypë arsye, me ba me gjetë gja.

NYE I TRIDHETËT.
Grueja e vejë.

Grueja, qi mbet e vejë e pa fmi, tuj u da me shpi të burrit, petkat, qi pat pru si nuse e arken me dry i merr me vedi.
Grueja e re, qi mbetet e vejë, por me fmi, po desht me ndejë në plang të burrit me fmi, do të dorzanitet me dy lagje dorzanë: dy dorzanë do të jenë të katundit ku mbet e vejë, se s’ka me pasë kush punë me te, e se s’do t’i a korisin emnin prindës as burrit të dekun; dy tjerë do të qes prindja a kushrinja e saj se s’do t’a dajn prej fmive, veç në lypët vet m’u da e m’u marte.
Grueja, qi mbet pa burrë e pa fmi, e, pse e shtyme në vjetë, i lutet prindes me e lanënë plang të burrit, s’guxon me e trazue kush prej vllaznis a fisit të burrit.
Grueja e vejë e pa djelm per në pasët varza të martueme, ka tager me ndejë e me jetue në plang të burrit. Mundet me shkue edhe ke prindët a ke ndonjana bijë e martueme me gjallit, e toka e burrit do t’I qes bukën e gojës – tri barrë drithë per vjet deri në dekë.
Po u marte grueja e vejë, atbotë rrnesën e vet e gjen te burri i dytë, se toka e burrit të parë s’qet bimë ma per të.

NYE I TRIDHETEPARË.
Theku i prem.
(Me lshue gruen)

Po s’u pru grueja si duhet te burri, kanuja i nep leje me i pre thekun a flokun e me lshue.
Kunora jet, e as burri as grueja nuk mund të martohen për të gjallët.
Po u qortue grueja, mbas të lutmes së dashamirve, qillon qi burri e merr perseri.
Per dy punë e ka fishekun në shpinë grueja e per nji punë i pritet theku e lshohet.
a) per kurvni;
b) per mik të prem.
Per këto dy punë të pabesijet i shoqi e vret të shoqen, e rrin pa ndore, pa besë e pa kenë i ndjekun për gjak, se prindja e nuses së vrame marrin çmimin e gjakut, e këtij do t’i napin fishekun e do t’i qesin dorëzanët.
Per bracni a cubni burri e lshon gruen porse tjeter dhunë s’ka tager me i ba grues.
Grueja, qi lshohet, tuj dalë shpijet të burrit, kurrnji send s’ka tager me marrë me vedi posë petkash, qi ka në shtat. I hupin petkat grues së lshueme, perse çmimi, qi ka pasë la burri per të, i jet ke prindt.
Me pasë djalë prej gjiut grueja e lshueme, i shoqi, edhe pse e din kathedret, asht në detyrë me i a shenjue nji vend rreth plangut të vet, me i a dhanë djalin e me mbajtë me vesh e me mathë e me