Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/14

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been validated.


Aty, ku kalon nieri, kalon edhe bagëtija, kalon i gjalli, e kalohet me të dekunin.
M’u rrenim m’udhë të madhe, zhyt e mbyt, aty do të kaloj shtektari e bagëtija, nusja me krushq, e përcjellsa me të deknin.
Zameja e të zot’t lypet – pa ndryshim – per me i kalue rrazë shpijet, e ky mundet me lirue shtekun, porse me fjalë, të mos i jesë aty udhë, e të mos i bahet ndera dhunë.
Me ba me u trimnue kush, a krushqit a percjellësat me të deknin, me i kalue per derë, kanuja e ep me i këthye dalë, per arsye qi shtekun e shpis e të pronvet të veta e ka per vedi e jo per udhë të madhe.
Me qillue se shtyhen me besat (forkade), ka ndollë, qi janë ba shokë të deknit, e nuses i a vu futa më krye.

NYE I NJIZETEKATERT.
“Krushku i vendit t’ia lshojë udhen krushkut mik”.

Krushqit m’udhë, tue shkue per nuse s’mund të qesin pushkë, e kanuaj ven leçi mos me i ngue kush.
Shtektarët, çfarëdo kambet e nderjet të jenë, qi ndeshen me krushq, do të shmangin udhen sa të kalojn krushqit.
Krushku i vendit do t’i a lshojë udhen krushkut mik; kjo asht kanu detyret e burrnijet, qi e kan pasë malet t’ona që se mbahet në mend.
Mu ndeshë me krushq miq në katund a në Flamur t’em, kanuja më ven detyrm’u shmangë me krushqt e mi, sa të kalojnë krushqt miq.
Mu ndeshë dy lagje krushq në katund a në Flamur të huej, kanu detyret asht të shmangen sa njana sa tjetra lagje, e të ndahen me nderë e pa fjalë.

NYE I NJIZETEPESËT.
“Krushku – krushk, Miku – mik”

§.53.Kanuja S’na ven leçi mos me nga mikun më shpi t’onë.
’’Krushku a’krushk“ e kanuja na len shtekun të lirë me e nga, edhepse na xen caranin e votres. – Me nga krushkun s’i quhet kuej për marre.
Qe arsyeja:
Krushqit vijn dhe biejn me vedi mish, meze, raki (venë) paret e së bujtmes e tjera; kah kanuja krushqit han buken e vet në shpi t’eme.

§.54. Krushqit do biejn me vedi:
1. – Dashin 12 okësh rrumull; po erdh mengut, i ati i nuses ka tager me ngushtue Krushkaparin qi të blejë’i dash tjetër si e lypë kanuja;
2. – Në ditë krezhmijet do të bjejn 8 okë peshk të that;
3. – Djathë 2 okë;
4. – Venë 8 okë;
5. – Raki 2 okë;
6. – 12 grosh pare të s’bujtmes; - këto pare janë per bukë, qi u qet krushqve shpija e nuses okë e grosh;
7. – Djalit, qi u del krushqve përpara 5 grosh;
8. – Grues, qi e vesh nusen 5 grosh;
9. – 10 grosh ungjittë vajzës- vllaut të s’amës.

a) Krushqt vijn si grabitçarë e si nji tubë cubash at natë, per me ra pre e me marrë nierin si rob të xanun, e s’vijn si miq;
b) Edhe i zoti i shpis, pra, e ka shtekun çilë me i ngucatë2, m’u ra prej tuj u ndalë armët, e peng me te s’mund të qesin, se kanuja s’jau gjegjë vajin.