Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/13

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been validated.



§. 49.Rendi kur do të shkohet në darsem.

a) T’Ejten shkojn bijat e nipat;
b) Të Premten mbrama shkojn Thirrca, Strufulleca, Magjatore, Ujatore, Deshtarët, e Krushqit miq.
Deshtarët, të mrrijmit n’oborr të dhandrrit, do të qesin ka’i pushkë per krye.
c) Të Shtunden nadje shkojnë Krushqit shokë.
Të Shtunden, si të nisen Krushqit, do të therret gjengji i darsmes.

NYE I NJIZETEDYTË
Prija e Krushqvet.

§ 50. “Prirjen e kryshqve e lype e pvete e veç atij qi i perketse s’kä burrë, qi munde të prijë”.
Asht e rrebët kjo kanu.
Prija e krushqve s’luhet as ndrrohet.
Me bame hetue i zoti i darsmes, e me me shenjue per krushk të parë ate, të cilit s’i shkon prija e krushqis, posë qi bjen në gjobe, edhe krushkaparin, qi aj e shenjoji, kanuja s’i a xen.
Krushkapari s’mundet me kenë:
a) Mik, por shoq i katundit të dhandrrit;
b) Nuk do t’jet prej vllaznije a fisit të dhandrit, por prej fisit tjeter.
Krushkaparin kanuja s’e shikon per dukë, por të cilit I perket prija, e edhe fmi e shemtim per sy me kenë, shpija e dhandrrit do ta pelqeje.

§ 51. Vargu i krushqve m’udhë.

Rreshti i krushqve kur të nisen me marr nusen, e tuj u kthye me te, mbas kanunit ashtu është njek.

I. Krushkapari, shoq, prin
II. - Krushku mik
III. – Krushku shoq
IV. – Krushku mik
V. – Krushku shoq
VI. – Krushku mik
VII. – Krushku shoq
VIII. – Krushku mik
IX. – Krushku shoq
X. – Krushku mik
XI. – Krushku shoq
XII. – Krushku shoq me dash per doret.
XIII. – Krushka tuj e reshtë dashin.

Ma i mbrami do të shojë i ati a i vllaj i dhandrrit me kal per doret.
Krushqit, tue u nisë per nuse, do të qesin ka nji pushkë per krye n’oborr të dhandrrit.

NYE I NJIZETETRETETË

“Krushqit pa e me nuse, e percjells a me të deknin, s’mund t’i kalojn kuj per derë, posë me kenë shteku a udha e katunit a udha e madhe”.

§.52. Udhen e katundit e udhen e madhe, s’ka burrë qi mund t’i a ndalue kuej, edhe me kenë se i kalon para derës së ships.