Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/12

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been validated.

Grueja shqyptare farë trashigimit s’ka te prindja, as më plang, as në shpi, - kanuja e xen gruen si nji tepricë në shpi.
Prindja s’mendon per pajë as per kurrnji send per vajzë të vet; qi e xen do t’i a baje kujdesin.
Prindja e djalit, qi e xun vajzen do të mendojn per gjith shka duhet per martesë të saj.

KRYE I KATERT

DARSMA

NYE I NJIZETEPARË.

Gatimi i darsmes në Kanun.

§. 45. Per darsem do të gatohen:

a) Kau i darsmes do të qesë 100 okë mish e vjamë;
b) Nji barrë miell kallamoqit;
c) 4 babune grunë – miell grunit;
d) 12 okë sheqer;
e) 8 okë oriz;
f) 4 okë mjalët;
g) 10 okë djathë
h) 2 okë tlyen;
i) 3 okë voj të butë;
j) 70 okë raki.
V.O. heret në vend të rakis ishte vena.

§. 46. Në darsem të Kanus hijn:

a) 12 Krushq e 13 Krushka;
b) Thirca;
c) Strafuleca;
d) Sherbtorë;
e) Kcimatare;
f) Desharët;
g) Kangë vallesh;
h) Dhandrri e Nusja;
i) Dy dishmitarë (Kumarët e Kunorës);
j) Kunora.

§. 47. Detyra e të zot’t të Darsmes.

Kater javë para para darsmet i ati i dhandrrit a i zoti i shpis do të shkojë vetë me krye me thirrë krushqit.
Ma para thirren krushqit miq, mandej krushqit shokë.

§. 48. “Asht kanum, qi mikut t’i shkohet në darsem me dash.”

Desh do të çojn:
a) Nipa e sternipa, edhe në djep me kenë e ama do t’a ket dashin per per doret e djepinmë shpinë;
b) I ungji i dhandrrit.