Artikull i parë.
PJESA QYTETNORE
KRYE I PARË
Hija e kishës, Vorret, Pronet e pasunija e Kishës, Famullitari, Rrogtari, Puntorija e Kishës
NYE I PARË
Hija e Kishës.
§. 1. Kuptimi i hijes së Kishës
Per hije kishet xehet rrethi mje ku mrrin kufini I tokës, në të cillen asht nertue:
a) Kisha b) bana (qela) e famullitarit.
§. 2. Tagari i Kishës
“Kisha ban tym në famulli.”
1.- Kisha ka tager pasunijet si per gja, si per per tokë e shpija mbrendë e jashta famullijet.
2.- Kisha ka pjesë në mal, në vrri, nd’ujë e në mulli të kujris së famullis.
3.- Kishës i duhet ba pjesë në giobë të famullis.
4.- Kisha ka tager me ble e me shitë, si edhe me marrë e me mbajtë të falunat, qi i vijnë prej bujaris
së bamirve e me i vendue si t’a shofë vetë me udhë.
§. 3. Paperlimsija e Kishës.
“Kisha nuk giobitet.”
„Kisha s’ka peng me kend.“
1.- Kisha gjindet e vendosne nen sundim të të Parit të Fes e jo nen ligjë të Kanunit: prandej Kanuni
s’mund ti vejë kurrnji barrë kishës, veç se ka detyrë me i dale zot, kur kjo hupë ndihmen e tij.
2.- Me bijtë ndonji kundershtim ndermjet kishës e famullis, famullia s’mund t’i lypë peng kishës;
veç do të bajë vaj te i Pari i Fes – te Ipeshkvi – e gjygjit të këtij, si kasha si famullia, do t’i rrijn pa
fjalë.
3.- Per çdo mungesi, qi kisha mundet me ba në sy të famullis, kishës s’mund t’i mirret gioba, vetun
I vehet me la damet, qi t’jenë ba per shkak të saj.
4.- Kisha s’ep pagesa as del n’ushtri, as u qet buken djemve të Bajrakut, as shkon angari nder punë
të famullis. Veç se kur famullia dan me ba ndo’i punëper me mbajtë a per me shtue pasunin e kujris
së vendit, në të cilin kasha të ket pjesë, kjo, atëherë, asht në detyrë me la pare, me qitë buken e me
que puntorin në punë, mbas mndyert qi famullia t’i a u ketë da të gjithve për tym.
§. 4. Ndera e Kishës.
“Kisha shpatë e konop s’ka.”
“Kush dhunon Kishën, dhunon Famullin.”
Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/1
Appearance
This page has been validated.