Page:2010-215-alb.pdf/13

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

Neni 24
Riprodhimi i dokumenteve
Ky ligj nuk cenon rregullat ekzistuese mbi të drejtën e kopjes të cilat mund ta kufizojnë të
drejtën e palës së tretë për riprodhimin ose shfrytëzimin e dokumenteve të lëshuara.
Neni 25
Zbatimi i ligjit për procedurën e përgjithshme administrative
Nëse me këtë ligj nuk përcaktohet ndryshe, për procedurën për qasje në dokumente
publike, zbatohen dispozitat e ligjit për procedurën e përgjithshme administrative.
Neni 26
Aktet nënligjore
1. Qeveria ka autoritetin të miratojë akte nënligjore me qëllim të zbatimit të këtij ligji.
2. Qeveria miraton akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji, tre (3) muaj pas hyrjes në fuqi
të ligjit.
3. Mos përgatitja e akteve nënligjore sipas paragrafit paraprak nuk i lejon institucionet të
refuzojnë qasjen në dokumente publike.
Neni 27
Dispozitat ndëshkimore
1. Institucioni publik i cili në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, i pamundëson,
pengon ose kufizon realizimin e të drejtave në qasje në dokumente publike dhe informata,
dënohet me gjobë prej pesëmijë (5.000) deri dhjetëmijë (10.000) Euro.
2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni, ndëshkohet edhe personi përgjegjës i
institucionit publik, me gjobë në shumë prej pesëqind (500) deri njëmijë (1000) Euro.
3. Me gjobë prej pesëqind (500) deri dymijë (2000) Euro, ndëshkohet për kundërvajtje
edhe personi fizik i cili e dëmton, e shkatërron, e fshehë ose në ndonjë tjetër mënyrë ose
formë e bënë të paqartë informatën, rrjedhimisht dokumentin publik, me qëllim të
pamundësimit të realizimit të së drejtës në qasje të dokumenteve publike, nga ana e
kërkuesit të interesuar.
4. Për kundërvajtje nga paragrafi paraprak, me gjobë prej njëmijë (1.000) deri dymijë
(2000) Euro, ndëshkohet personi përgjegjës i institucionit publik kompetent.
13