Neni 21
Pagesat për qasje në dokumente zyrtare
1. Shikimi i dokumenteve zyrtare në objektet e institucionit publik është pa pagesë, duke
mos ndaluar caktimin e tarifave për shërbimet e ndërlidhura të ofruara nga arkivat dhe
muzetë.
2. Një tarifë mund t’i ngarkohet kërkuesit për kopje të dokumentit, e cila është e
arsyeshme dhe nuk mund të tejkalojë shpenzimet e vërteta të riprodhimit dhe furnizimit
të dokumentit.
3. Tarifat për shpenzimet e prodhimit dhe dërgimit të kopjes së dokumenteve rregullohen
me akt nënligjor të nxjerrë nga ministria përkatëse për financa dhe janë unike për të gjitha
institucionet publike.
4. Tarifat e ngarkesave duhet të publikohen.
Neni 22
Mbajtja e evidencës zyrtare
1. Institucioni publik është i obliguar, që të udhëheq evidencën zyrtare dhe të rregullt, në
formë të regjistrit ose ngjashëm, përkitazi me kërkesat, veprimet, procedurat dhe
vendimet, lidhur me realizimin e të drejtave të personave fizik dhe juridik, në qasje në
dokumente dhe informata zyrtare.
2. Mënyra e instituimit, përmbajtjes dhe elementeve të tjera relevante të udhëheqjes së
evidencës, rregullohet më hollësisht me dispozita nënligjore nga Qeveria e Republikës së
Kosovës.
KREU VII
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 23
Mbrojtja e të dhënave personale
Deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, institucionet mund
të lëshojnë të dhëna të tilla vetëm në bazë të pëlqimit të mëparshëm dhe të qartë të
personit në fjalë.
12
Page:2010-215-alb.pdf/12
Appearance
This page has not been proofread.