Zëmëra

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
Zëmëra
nga Naim Frashëri



Fuqi' e Perëndisë

Duketë tek do,
Se shpirt' i gjithësisë
Po është ajo.


Ajo është gjithë ç'janë,

Është në çdo vënt
E duket më ç'do anë,
Në trup e në mënt


E shohëmë në qiej,

Në shi e në ré,
Ndë hën' e në për diej
Ësht' edhe ndë dhé.


Më tepër zëmërën tënë

Atë ka për fron,
Nuk ja dëgjon zënë,
Zëmërën s'e dëgjon?