Page:Sami Frashëri Shqipëria Ç'ka Qenë, Ç'është e Ç'do të Bëhet/5

From Wikisource
Jump to: navigation, search
This page has not been proofread.

Ilyrianët e Epirotëtë, si qëndruanë shumë kohë kuntrë Romanëvet, më në funt forc' e madhe e këtyre e shumica i mundi, si edhe kaqë kombe të tjerë që kishin poshtuarë këta.
Epiri atëherë ish i bashkuarë me Maqedoninëe, me të qenë q'u mbajtnë shumë kohë e i vranë shumë ushtëri Paul Emilit, kreit të ushtëris së Romanëvet, ky njeri i egërë e zemërgur dolli e prishi tetëdhjetë qytete në Toskëri e shpuri kaqë mijë skllef në Romë!
Kështu humbi dliri' e Ilyrianët e Epirotëvet, edhe këta vende, do-me-thënë Shqipëria, hynë nënë urdhërit të Romanëvet.
Po shqiptarëtë, sado q'u muntn' e u vranë, nuk u poshtuanë e s'u bënë robër.
Ishinë prapë e gjthnjë zotërinj në vëndit të tyre e Romanëtë s'kishinë përveç se emënin' e zotëris së vendit.
Për të pasurë pakë fuqi në Shqipëri, kishinë sjellë disa kolonja Romanësh e i kishinë vendosurë nëpër vende të fortë të Shqipërisë.
Far' e këtyre kolonjave janë Vllehtë a Xinxaretë, që gjendenë edhe sot në vëndit tënë.
Edhe udhën' e gjatë, që kishinë goditurë që nga Durrësi gjer në Salonik për të shpënë ushtëritë e për tregëri e të cilënë e quaninë Ignatius nga fjala shqip e gjatë , mezi e ruaninë.
Në vëndit të mbretërvet t'Ilyrisë e t'Epirit ish' mbretëri e Romanëvet, po Shqipëtarëtë qerisëshinë prapë prej parësis' e prej pleqësisë së tyre si gjithë jetën.
Kështu qe Shqipëria e kështu roninë Shqipëtarëtë nënë Romanëtë.
Kur u nda mbretëri' e Romanëvet më dy, Shqipëria i ra mbretërisë së lindjesë që kish qëndrënë në Konstantinopojë.
Edhe nënë mbretëret të Konstantinopojës Shqiptarëtë ishinë, po thua, të dëlirë e qeverisëshinë në mesit të tyre; ishinë zotërinj në vënt të tyre e jo robër.
N'ato kohëra hyni Krishtërimi në Shqipëri e më pakë kohë gjithë Shqipëtarëtë u bënë të krishterë, po pa ndruarë vetiat' e zakonet' e vjetëra të tyre.
Duke dobëtuarë' Mbretëri' e Konstantinopojësë, shtohësh fuqi' e dliri' e Shqipëtarëvet.
Po më të shtatët shekull të Krishtit mizëri Shqhsh e Bulgarësh u sulë prej veriut e prej lindjesë e hynë me hir e me pahir në dhet të Byzantinjet.
Nga këta Sërbëtë mbushnë vëndet e veriut të Ilyrisë, do-me-thënë Bosnjënë, Herzegovinënë, Dalmatinë, Mal e Zi e Sërbinë, edhe Bulgarëtë përzjerë me Shqeh zunë Maqedoninë.
Shqiptarët' e maqedonisë u hoqnë n'anët të veriut e të perëndimit në malet nga vend' i tyre, po u përzjenë me aqë shumë Shqeh, sa i humpnë gjuhën' e tyre e zunë të flasin serbisht.
P'andaj mundimë të themi se Bosnjakëtë, Herzegovinasitë, Dalmatëtë e Mal-Zestë janë më tepërë Shqipëtarë se me Shqeh' kanë shumë gjak Shqipëtari në rëmbat të tyre; shtati, fytyra, zakonetë, këngët' e vallet' e tyre e çdo gjë i afron më shumë me Shqipëtarë se me Shqeht' e tjerë, të cilëtë s'kanë atë shtat e atë fytyrë.
Po me të qënë që sot flasinë sërbisht, quhenë Shqeh e jo Shqipëtarë; se gjuha ësht, e para shënj e të çquarit të kombevet.
Pra, me këtë mëndyrë u nda gjymës' e Ilyrisë edhe gjymës' e Maqedonisë nga Shqipëria e u bënë Shqehëri; edhe Shqipëria mbet një vënt i vogëlë, që pushton gjymësën' e jugës s'Ilyrisë, gjymësën ( anën' e veriut e të perëndimit) e Maqedonisë edhe gjithë Epirë.
Në kohët e Romanëvet e të Byzantinjet u lan' e u haruanë emënatë Ilyri, Maqedoni e Epir edhe Shqipëria, që mbet, si thamë, zu të quhesh në botët Albania, prej emërit shqip Arbëni.
Q'atë her' e tëhu Shqipëria s'ka ndruarë kufi, ësht' edhe sot ajo, përveç pakë vende q'i dhanë Serbis' e Malit të Zi pas kuvëndit të Berlinit, si Vranja, Leskovaçi, Kurshunlia, Ulqini etj. Nga të shumët' e këtyre vëndeve Shqipëtarëtë bënë faj të madh t'iknë e lanë vendin' e tyre për jetë Shqehet, përveç Ulqinit që ka qën' edhe është gjithë jetënë Shqipëri edhe që pandryshim do të kthehetë një ditë e të bashkohetë me Shqipërinë.