Page:KosovoVetëvendosje!Programi i shkurte.pdf/1

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

��Parimet dhe prioritetet programore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! 100 pika që ndryshimi i Kosovës i bashkon

�PËRMBAJTJA Shtetndërtimi dhe zhvillimi ekonomiko-shoqëror.............5 Shtetndërtimi................................................................................6 Demokracia....................................................................................9 Drejtësia....................................................................................... 12 Qytetaria...................................................................................... 15 Integriteti i territorit................................................................. 18 Decentralizimi............................................................................ 19 Politika e jashtme...................................................................... 20 Mbrojtja e Siguria..................................................................... 22 . Mërgata....................................................................................... 23 . Zhvillimi ekonomik................................................................... 24 Prodhimi dhe industria............................................................ 25 Privatizimi................................................................................... 27 Energjia dhe telekomunikacioni........................................... 29 Antikorrupsioni.......................................................................... 31 Bujqësia....................................................................................... 32 Politikat fiskale........................................................................... 33 Politikat monetare.................................................................... 35 Barazia.......................................................................................... 36 Politikat sociale dhe pensionet............................................. 38 Arsimi........................................................................................... 39 Shëndetësia................................................................................ 41 Mjedisi.......................................................................................... 42 Kultura . ....................................................................................... 43 Feja................................................................................................ 45 Sporti............................................................................................ 46

�Shtetndërtimi dhe zhvillimi ekonomiko-shoqëror Dy prioritetet kryesore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë: shtetndërtimi dhe zhvillimi ekonomiko-shoqëror. Ne angazhohemi për sovranitetin e shtetit, zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarit. Shtetndërtimin e shohim si: subjektivitet, demokraci, drejtësi dhe qytetari. Kurse zhvillimin ekonomiko-shoqëror e shohim si: rritje të kapaciteteve prodhuese dhe shpërndarje më të drejtë të pasurisë në funksion të rritjes së mirëqenies. Parakusht themelor i realizimit të këtij projekti politikoekonomik mbetet shteti sovran republikan.

5

�Shtetndërtimi 1. Shteti është shtet sovran. Populli është burimi i sovranitetit. E drejta e vetëvendosjes së popullit është drejtësia e vullnetit të popullit. Sovraniteti është parakusht i lirisë politike. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për shtetin sovran të Kosovës që rezulton nga vullneti i popullit dhe është në shërbim të këtij vullneti. 2. Shteti duhet të jetë subjekt krijues dhe aktiv, i vetëdijshëm politikisht, unik territorialisht, integral institucionalisht. Shteti i pavarur i Kosovës duhet të jetë në shërbim të popullit të Kosovës që ia krijon dhe ia përshtat botën dhe mjedisin masës, interesit dhe vullnetit të vet. 3. Për t’u përmbushur shtetësia e pavarur e Kosovës, duhet që Kosova të dalë nga sundimi i organizmave të ndryshëm ndërkombëtarë a mbikombëtarë dhe ta ketë të drejtën që të bëhet pjesë e këtyre organizmave si e barabartë me shtetet tjera. Çfarëdo instancash arbitrare politike apo ekonomike, vendore a ndërkombëtare, që nuk janë zgjedhur nga qytetarët por qëndrojnë mbi institucionet e shtetit, janë dhunim i Republikës së Kosovës. Nuk mund të ketë republikë nëse ka sundimtar të Republika e Kosovës – republikës. shtet subjekt dhe shtet për të gjithë 6

�4. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për rirregullimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, për ta përshtatur atë me parimet e njohura e të pranuara botërisht që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe popujve sovranë. Prania ndërkombëtare në Kosovë, e vendosur sipas parimeve dhe kornizave të kolonizimit, të mosnjohjes dhe shpërfilljes së sovranitetit të vendit etj., duhet të largohet nga territori i shtetit të Kosovës, ose të futet dhe të jetë brenda kornizave të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve të marrëdhënieve ndërmjet shteteve sovrane. 5. Politika pa historinë është lojë. Arritjet deri në Kosovën e sotme janë rezultat i ndjekjes së idealeve të lirisë, barazisë e drejtësisë të brezave që bënë historinë e rezistencës legale e ilegale, paqësore e të armatosur të popullit tonë përgjatë gjithë shekullit XX, e që kulmoi me luftën çlirimtare të UÇK-së. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për përkufizimin kushtetues të Kosovës si shtet i shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! po ashtu angazhohet për kthimin e simboleve kombëtare shqiptare për shtetin e Kosovës. 6. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për ndryshim të pjesëve të Kushtetutës së Kosovës të cilat e kufizojnë sovranitetin e shtetit të Kosovës përfshirë këtu heqjen e Planit të Ahtisaarit që e ndan territorin, institucionet dhe kulturën mbi baza etnike, ndërkohë që përjetëson sundimin ndërkombëtar mbi Kosovën. 7

�7. Në vend se ta shprehë vullnetin e popullit shqiptar për bashkim kombëtar, Kushtetuta e Kosovës e mohon atë vullnet. Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron që nenet 1.1 dhe 1.3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Ne angazhohemi për heqjen e nenit 1.3 që ia ndalon të drejtën Kosovës që të bashkohet me një shtet tjetër, përkatësisht me Shqipërinë. 8. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për garantimin kushtetues dhe real-praktik të të gjitha të drejtave të njeriut si person, të të gjitha të drejtave të përkatësisë së personit në grup, si dhe të pakicave kombëtare, fetare, kulturore, racore etj. Ne angazhohemi për barazinë kushtetuese dhe ligjore të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Asnjë dallim nuk mund të merret si arsye për çfarëdo diskriminimi. 9. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet që shtetit të Kosovës t’ia ndërrojë karakterin. Në vend të shtetit të pushtetit duam pushtet të shtetit të së drejtës. Lëvizja VETËVENDOSJE! ofron qeverisje të ndershme, dhe shtetin e sheh si garantues të lirisë qytetare, demokracisë, zhvillimit ekonomik, shërbimit publik, sigurisë dhe mbrojtjes sociale. 10. Themeli i të gjitha të mirave politike, ekonomike dhe kulturore të shoqërisë dhe individit është ndërtimi i një shteti sovran, ligjor, demokratik e qytetar. Shteti duhet të jetë i të gjithëve dhe për secilin. Kosova duhet të jetë shtet i interesit qytetar. Institucionet e shtetit janë mekanizma për të mirën e përgjithshme. 8

�Demokracia 11. Respektimi i së drejtës për vetëvendosje të popullit është njohje e pranim i lirisë politike të popullit. Liria e popullit e mundëson shoqërinë demokratike. Shoqëria demokratike e mirëmban lirinë e popullit. Ndërtimi i një shoqërie demokratike është projekt yni politik. 12. Tek populli i Kosovës duhet të pajtohet vullneti që ka me fjalët që flet, të pajtohet qenia politike me shprehjen gjuhësore dhe praktikat politike shoqërore. Vetëvendosjen e synojmë si mjet e qëllim të demokracisë qytetare, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. 13. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për një filozofi politike që i trajton personat dhe popullin si qëllimin më të lartë në vetvete dhe për kapërcimin e filozofisë së sotme që i shikon ata vetëm si mjet për sigurimin e paqes e të sigurisë në rajon e më gjerë. 14. Shteti normal demokratik është ai shtet sistemi politik i të cilit ndërtohet mbi të drejtat dhe obligimet e qytetarëve ndaj shtetit dhe shoqërisë, dhe llogari-

Pa liri nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka liri. 9

�dhënien e të zgjedhurve ndaj popullit. Vetëm aty ku ka demokraci ka edhe përgjegjësi, llogaridhënie, të drejta dhe detyrime. 15. Pushteti është për qytetarin, kurse qytetari për vete dhe për shtetin. Qytetari duhet të pyetet vazhdimisht nga pushteti për fatin e shtetit dhe për interesin e qytetarit. Kosova duhet të jetë republikë parlamentare. Qeveria është e përgjegjshme para Kuvendit. Kjo do të thotë që Qeveria është llogaridhënëse ndaj popullit. 16. Përfaqësimi pa pjesëmarrje e bën publikun spektator e jetën institucionale spektakël. Ne besojmë që demokracia duhet të jetë edhe demokraci direkte e demokraci pjesëmarrëse dhe jo vetëm demokraci përfaqësuese. Prandaj, ne angazhohemi për afirmimin e referendumit në nivel nacional e lokal si instrument i drejtë i vendimmarrjes për çështje të caktuara të interesit të përgjithshëm. Po ashtu, ne angazhohemi për forcimin dhe pjesëmarrjen në proceset politike të organizatave e kategorive shoqërore si sindikatat e punëtorëve, shoqatat e grave, studentët, mësimdhënësit, mjekët, pensionistët, ish luftëtarët e UÇK-së, intelektualët, shoqatat e njërëzve me aftësi të kufizuara, të papunët, organizatat rinore etj. 17. Për VETËVENDOSJE!-n demokracia nuk është vetëm praktikë e llogaridhënies së pushtetit ndaj qytetarit, por edhe vlera fundamentale dhe mënyra e duhur e funksionimit të brendshëm të sistemit politik. Interesi qy10

�tetar është baza e vendimeve politike. Ne garantojmë që të gjitha vendimet që merren nga institucionet shtetërore dhe publike në të gjitha nivelet do të jenë transparente dhe në dispozicion për kontroll nga publiku. 18. Për ne pjesë e pandashme e demokracisë janë të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave, liria e shtypit, të drejtat fetare, barazia gjinore dhe të gjitha të drejtat dhe parimet tjera demokratike të parapara me konventat ndërkombëtare dhe ato evropiane të të drejtave të njeriut dhe atyre të pakicave.

11

�Drejtësia 19. Drejtësia është elementi thelbësor i shtetit. E drejtë është ajo që është në pajtim me ligjin. Për ne ligj i drejtë është vetëm ai që është në interesin e popullit dhe qytetarit. Ne angazhohemi për ligje që janë pasqyrim i interesit qytetar dhe shtetëror, dhe për zbatueshmërinë e tyre. Sepse vetëm asisoj ligjet janë legjitime.

Shtet i drejtë është shteti i së drejtës

20. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për një shtet të së drejtës, të ndërtuar mbi parimin e kushtetutshmërisë. Kushtetuta e re e Kosovës duhet ta kodifikojë të drejtën e vetëvendosjes së jashtme dhe asaj të brendshme për vetëvendosje. Kushtetuta duhet të jetë në përputhje të plotë me interesat e popullit dhe reflektim i tyre. Kushtetuta e garanton qëndrueshmërinë institucionale, funksionimin demokratik të shtetit dhe ndarjen e pushteteve. 21. Askush në Kosovë nuk mund të jetë mbi ligjin. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë të barabartë para ligjit. Asnjë qytetar e asnjë komunitet nuk bën të lirohet nga obligimi për të respektuar ligjin e paguar taksat. Këto janë të vërteta të vetëkuptueshme kudo në botë, me përjashtim të shteteve totalitare. Jeta shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore duhet t’i nënshtrohet rendit kushtetues.

12

�22. Ligjet duhet të përpilohen në përputhje me interesin e qytetarëve të Kosovës dhe për avancimin e këtij interesi. Ato po ashtu duhet të jenë në pajtim me konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. 23. Ne besojmë që ligjet duhen prodhuar me kujdes, me pjesëmarrje të gjerë dhe me transparencë.  Duhet investuar më shumë burime tek legjislativi, për ekzaminim dhe ekspertizë legjislacioni. Duhet t’i rezistojmë dukurisë të inflacionit legjislativ ku prodhohet legjislacion për hir të legjislacionit. Pra, duhet ndaluar kopjimi i legjislacionit, që nuk merr parasysh koston e tij. 24. Ne jemi kundër pabarazisë mes ndërkombëtarëve të paprekshëm dhe vendësve të pambrojtur, kundër pabarazisë mes pushtetit fuqiplotë dhe qytetarit të privuar. Ne besojmë që askush nuk bën të jetë i paprekshëm para ligjit. 25. Ne do të angazhohemi që drejtësia t’i ketë parasysh 11 fusha të rëndësishme të veprimit, të cilat deri sot vazhdimisht janë anashkaluar: • • • • • sundimi i ligjit krimet e luftës ndriçimi i fatit të të pagjeturve strukturat paralele të Serbisë p � rocedurat e shitjes së kompanive shoqërore dhe publike si dhe pasurive natyrore të vendit 13

�• � rejardhja e pasurisë së politikanëve dhe personap ve publikë • � orrupsioni vendës dhe ai ndërkombëtar që është k kryer në Kosovë • � rimi i organizuar politik dhe ekonomik k • � ontrabanda e mallrave k • � ktiviteti i shërbimeve sekrete a • � ashkëpunimi i personave publikë apo privatë me b Serbinë për dëmtimin e Kosovës në të kaluarën

14

�Qytetaria 26. Populli, shoqëria, qytetaria dhe vullneti i këtyre, janë më të mëdha sesa institucionet e sistemit. Ato janë kudo, çdoherë. Ato nuk duhet të jenë anash sistemit siç është rasti tani, por duhet të jenë gjithandej rreth e rrotull tij dhe brenda tij.

27. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet që në qendër të shtetit të për qytetarin jetë qytetari. Qytetarët e krijojnë, zhvillojnë dhe mbrojnë shtetin për shkak se shteti është garantues i të drejtave të tyre, sigurisë, zhvillimit ekonomikoshoqëror dhe mirëqenies. Duke e ndihmuar e ndërtuar shtetin, qytetarët i ndihmojnë vetvetes. Qytetarët pa shtet janë të pambrojtur, kurse shteti pa qytetarë aktivë bëhet përbindësh. Një qytetari e fuqishme është garanci e një demokracie të qëndrueshme. Shteti për të cilin kujdesen vetëm pushtetarët, herëdokur shmanget nga demokracia dhe përfundon në autoritarizëm. 28. Qytetari aktiv është themeli i një pushteti demokratik dhe i një shteti ligjor. Kur qytetarët janë pasivë dhe ua lënë në duar krejt fatin e tyre dhe të vendit politikanëve, atëherë këta të fundit përfundojnë në udhëheqës të korruptuar e të stërkequr edhe po qe se fillimisht janë të drejtë e të ndershëm. Qytetari duhet të ndjejë që vendimet merren nga ai e për të, dhe se mund të

Shteti ekziston

15

�anulohen nga ai. Pushteti duhet t’i jep llogari qytetarit, e jo anasjelltas. 29. Qytetaria aktive, qytetaria që nuk mbyllet në sferën e privates por interesohet për punët e politikës dhe shtetit si bashkësi jona politike, është i vetmi garantues për mbrojtjen dhe realizimin e interesit tonë sepse çdo kërkim i jetës së rehatshme në sferën e privates dhe larg politikës do t’i lë qytetarët pa privaten dhe pa politiken; se nuk është shteti që i mbron qytetarët, nëse qytetarët nuk e detyrojnë çdo ditë shtetin që t’i respektojë, mbrojë dhe realizojë interesat e tyre. 30. Ne besojmë në natyrën e njeriut si mirëbërëse, të arsyeshme, e solidare. Ne duam ta ruajmë sa më fort njeriun/qytetarin nga ndërhyrjet e pushtetit, të cilin qytetari aktiv e shikon shpesh me rezervë. Liria qytetare nuk është kërcënim i sigurisë. 31. Çdo njeri ka të drejtë të patjetërsueshme që të jetë i lirë. Ne besojmë fuqishëm se pushteti është sajuar për njeriun, e jo anasjelltas. Sa më e madhe hapësira e lirive qytetare, aq më shumë gjasa ka njeriu që të gjejë lumturinë vetjake e t’i përmbush ëndrrat e veta. 32. Ne besojmë fuqishëm që interesat e qytetarëve nuk mbrohen duke u fryrë ndasive komunitare, por duke i zgjidhur ato përmes konceptit të demokracisë qytetare. Liritë e patjetërsueshme qytetare: liria e jetës, privacisë, qarkullimit të lirë, shprehjes së mendimit, be16

�simit etj. mbrohen me një ligj që vlen njësoj për të gjithë qytetarët. 33. Lëvizja VETËVENDOSJE! beson se vetëm së bashku me qytetarët mund ta dimë çka duam dhe si ta realizojmë interesin tonë të përbashkët. Gjithkund në botën demokratike janë qytetarët ata që, bashkë me institucionet, e mirëmbajnë funksionimin demokratik të sistemit politik. Ne angazhohemi për qytetari vepruese dhe qytetarë të informuar që e dinë cilat janë interesat dhe përgjegjësitë e tyre. *** Këto katër fusha themelore të shtetndërtimit e kanë kuptimin e realizimit të vetëvendosjes për Kosovën. Republika e Kosovës duhet ta ketë vetëvendosjen e brendshme ndaj misioneve të huaja qeverisëse. Përveç vetëvendosjes së brendshme, Kosova duhet ta ketë edhe vetëvendosjen e jashtme. Ajo përfshin të drejtën e Republikës së Kosovës për t’u bashkuar me Republikën e Shqipërisë nëpërmjet referendumeve të dyanshme dhe marrëveshjes paqësore.

17

�Integriteti i territorit

34. Situata në pjesën veriore të Kosovës, e krijuar drejtpërdrejt nga ndërhyrjet e Serbisë, përmes strukturave ilegale të saj, është pasojë e mosfunksionimit të shtetit. Në këtë drejtim ne angazhohemi t’ua pamundësojmë funksionimin e këtyre strukturave në cilëndo pjesë të vendit. Në pikat veriore kufitare 1 dhe 31 duhet të vendosen policia dhe doganat e Republikës së Kosovës.

Integriteti territorial i shtetit është shtyllë e sovranitetit dhe fuqisë së shtetit

35. Ne angazhohemi që t’i kthejmë të gjithë shqiptarët e dëbuar në shtepitë dhe pronat e tyre në veri. Ne po ashtu angazhohemi që t’i kontrollojmë kufijtë e Kosovës dhe ta shtrijmë sovranitetin institucional edhe në pjesën veriore. 36. Serbët e Kosovës, sikur të gjitha pakicat tjera, duhet t’i gëzojnë të gjitha të drejtat njerëzore, qytetare, dhe të drejtat e pakicave. Ne jemi kundër çfarëdo statusi special. Komunat më veriore të Kosovës duhet t’i gëzojnë ato të drejta, kompetenca dhe liri që i gëzojnë komunat tjera të Kosovës. 37. Ne angazhohemi që ta funksionalizojmë kapacitetin industrial të Mitrovicës për të siguruar kështu rritjen e punësimit e të mirëqenies për qytetarët e Mitrovicës dhe tërë Kosovës. 18

�Decentralizimi 38. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për një proces decentralizimi i cili bazohet në të drejtat dhe nevojat e qytetarëve. Ne besojmë në një decentralizim i cili ia afron pushtetin qytetarit, dhe ia shton kompetencat pushtetit vendës, për t’ia rritur qytetarit mundësitë e kontrollit mbi pushtetin. 39. Decentralizimi i deritashëm, i bazuar në parime etnike, është në shërbim të politikave ditore dhe çintegrues për territorin dhe shoqërinë. Ai është shumë i rrezikshëm edhe për perspektivën e shtetit të Kosovës. Ne do të rishikojmë tërësisht procesin e deritashëm të decentralizimit. Kosova ka nevojë për një decentralizim pa dallime etnike që e ka në fokus qytetarin e Kosovës e jo Ahtisaarin.

Decentralizimi duhet të bazohet në nevojat dhe interesin e qytetarëve, e jo sipas parimeve etnike

19

�Politika e jashtme 40. Politika e jashtme e Kosovës duhet t’i mbrojë interesat e Kosovës dhe interesat kombëtare të shqiptarëve. Në këtë drejtim ne zotohemi që ta kemi NJË politikë të jashtme unike me Shqipërinë dhe të veprojmë bashkërisht për qëllimet e përbashkëta të kombit, duke e ndikuar dhe plotësuar jo Kosova duhet ta gëzojë njëra-tjetrën, eme duke garuar të drejtën për integrim njëra-tjetrën. 41. Politika e jashtme e Kosovës në rajon duhet të përqendrohet në marrëdhëniet me shqiptarët të cilët jetojnë nëpër vendet që na rrethojnë. Ne angazhohemi për kontakt të rregullt, të shpeshtë dhe të drejtpërdrejtë me shqiptarët jashtë kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë që përgjithësisht janë të diskriminuar e të shtypur, për t’i shikuar mundësitë dhe nevojat e angazhimit institucional të vendit tonë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve nëpër këto vende ku ata janë autoktonë. 42. Marrëdhëniet me shtetet tjera duhet të bazohen në dy parime bazë, që janë parime të marrëdhënieve ndërkombëtare: njohja dhe respektimi i ndërsjellë i lirisë, pavarësisë dhe vetëvendosjes, dhe interesi reciprok për bashkëpunim. Kosova duhet të jetë e hapur të bash20

�këpunojë me secilin shtet dhe në çfarëdo lloj bashkëpunimi sa kohë që këto parime nuk shkelen. 43. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për dallimin e qartë të marrëdhënieve me shtetet dhe popujt që respektojnë vullnetin e popullit sovran të Kosovës nga shtetet dhe popujt që nuk e respektojnë. Ne angazhohemi për privilegjimin e marrëdhënieve me popujt dhe shtetet që na njohin dhe na respektojnë si një popull e shtet sovran i lirë dhe i barabartë me ta. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për kufizime të ndryshme të pranisë diplomatike dhe të veprimtarisë në territorin e shtetit të Kosovës të shteteve që shprehen hapur kundër ekzistencës sovrane të popullit e të shtetit të Kosovës. 44. Ne jemi për të drejtën e aderimit të Kosovës në organizatat mbikombëtare (NATO, BE, etj.), mirëpo insistojmë që kjo të bëhet përmes një rruge normale të ndjekur nga të gjitha shtetet tjera deri tash.

21

�Mbrojtja e Siguria 45. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për ndërtimin e strukturave të mirëfillta ushtarake, profesionale, të integruara në NATO dhe në të gjithë mekanizmat ushtarak rajonal dhe botëror në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit të vendit. Angazhohemi për një ushtri e cila do të jetë garant i tërësisë territoriale të vendit, dhe kështu t’i shërbejë paqes së qëndrueshme.

Mbrojtje e siguri për të gjithë qytetarët dhe pacenueshmëri e kufijve 46. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për ndërtimin e strukturave të mirëfillta, profesionale të shërbimit të inteligjencës, policisë me të gjitha levat e tij, të integruar në të gjithë mekanizmat rajonal dhe botëror në shërbim të sigurisë dhe zhvillimit të demokracisë. Ne e shohim të domosdoshëm një shërbim profesional të gatshëm për të gjitha situatat dhe të aftë që në të gjitha rrethanat kujdeset për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të garantojë lëvizjen e tyre të lirë dhe sigurinë e pasurisë së tyre, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

22

�Mërgata 47. Para më shumë se një dekade mërgata jonë e pat mundësuar luftën çlirimtare kundër Serbisë. Që prej atëherë, me ndihmat e saj të vazhdueshme, mërgata është kushti i paqes sociale në Kosovë. Klasa punëtore e Kosovës, paratë e Kosovës, e madje edhe njerëzit më të arsimuar të Kosovës e profesionistët më të zot të saj, sot ndodhen kryesisht në mërgim. 48. Për të lehtësuar riatdhesimin e mërgimtarëve shqiptarë ne kërkojmë që edhe atyre t’u njihet ligjërisht statusi i ikanakëve, ashtu siç u është njohur, në fakt, edhe në vendet e origjinës së UNMIK-ut. Qytetarët e Kosovës duhet ta gëzojnë të drejtën e shtetësisë së dyfishtë, të drejtën e votës, si dhe të gjitha të drejtat e riatdhesimit, pavarësisht dallimeve. 49. Të gjithë mërgimtarët nga Kosova duhet të gëzojnë lehtësira të ndjeshme taksative, bankare dhe administrative nëse vendosin të investojnë kapital në ndërmarrje publike apo private në Kosovë. Për të koordinuar riatdhesimin e mërgatës dhe investimet e saj në Kosovë, ne propozojmë ngritjen e një ministrie për mërgatën, të financuar nga buxheti i Kosovës sovrane. Rëndësia e

Riatdhesim, shtetësi e dyfishtë, e drejta e votës dhe privilegje në investime 23

�shtetit të Kosovës për mërgatën nuk përfundon me kaq. Ne angazhohemi që shteti i Kosovës përmes përfaqësive të tij ta ndihmojë dhe bashkërendojë organizimin e mërgatës së shqiptarëve në vendet ku ata jetojnë, që edhe aty të organizuar ta kenë peshën politike, dhe shumëfishimin e mundësive për avansim të interesit të tyre. Mërgata e organizuar ka më shumë mundësi ta përmirësojë pozitën e vet shoqërore e politike, dhe pastaj, e ndihmuar nga Kosova ta ndihmojë Kosovën.

24

�Zhvillimi ekonomik 50. Sistemi ekonomik duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo anasjelltas. Ne angazhohemi për një tjetër karakter të shtetit i cili ka për bazë zhvillimin shoqëror e ekonomik të vendit dhe mundëson: • • • • • rritjen ekonomike zhvillimin e qëndrueshëm rritjen e punësimit rritjen e mirëqenies së qytetarëve r � ritjen e kapaciteteve për shtimin e vlerës së mallrave

51. Ne do ta përpilojmë planin afatgjatë ekonomik i cili shërben si udhërrëfyes i tërë aktivitetit ekonomik brenda dhe rreth Kosovës. Në këtë drejtim ne angazhohemi për rritjen e subvencionimit të ekonomisë së vendit për ta zëvendësuar importin me prodhimin vendës dhe për ta rritur eksportin. Planifikimi ekonomik do të jetë indikativ: ai do t’u shërbejë agjentëve ekonomikë për t’i orientuar investimet e veta në ndërmarrje Zhvillimi është rritje e prodhimit, që sjellin jo vetëm punësim për të gjithë, përfitime financiare që nënkupton rritje të të ardhurave por edhe përfitime kombëtare dhe mirëqenies për të shoqërore për të gjigjithë thë qytetarët.

25

�Prodhimi dhe industria

52. Ne angazhohemi që Kosova të ketë kontroll sovran mbi resurset e saj ekonomike dhe kapacitetet zhvillimore. Ne ofrojmë ta ndërtojmë një sistem të përzier ekonomik në Kosovë, të bazuar në ndërmarrje private dhe publike. Posaçërisht mbështesim ato nisma dhe investime private në ekonomi që dëshmojnë përgjegjshmëri shoqërore dhe garanci për zhvillimin e vendit. 53. Kosovës i nevojitet zhvillimi i industrisë dhe prodhimit për ta ulur shkallën e lartë të papunësisë, zëvendësuar importin dhe ngritur eksportin, si dhe për ta ngritur aftësinë për krijimin e vlerës së shtuar të prodhimeve, duke zhvilluar kapacitete për prodhimin e produkteve finale, për dallim prej eksportimit të lëndës së parë. Resurset minerale dhe nëntokësore të Kosovës duhet të përdoren për ta nxitur zhvillimin e industrisë. 54. Ne angazhohemi për një kuadër të qartë ligjor që garanton gara me kushte të njëjta për të gjithë ndërmarrësit privatë, si dhe një ligj kundër monopolit. Për stimulim të ndërmarrësve dhe të investimeve vendëse, Lëvizja VETËVENDOSJE! e mbështet idenë për krijim të qerthujve ndërmarrës, ku ndërmarrësve të rinj u ofrohet ndihmë e thjeshtësuar nga të gjitha institucionet bashkërisht. 26

Pasuria e Kosovës duhet të jenë në funksion të zhvillimit dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve, e jo pasurimit të politikanëve

�Privatizimi 55. Ne besojmë në publikun. Publiku nuk duhet shpronësuar sepse asisoj publiku zvetënohet. Ta shesësh pronën publike do të thotë ta dëmtosh publikun. E këtillë është pasoja edhe nëse i këtillë s’ka qenë qëllimi. Shtetet e zhvilluara dhe demokratike perëndimore po i blejnë edhe ndërmarrjet private të falimentuara. Në Kosovë shiten edhe ndërmarrjet publike fitimprurëse! Për më keq, priPolitizim publik vatizimi në Kosovë ka qenë e kundërta e liberalizmit: ai i ekonomisë e ka zëvendësuar monopoe jo ekonomizim lin publik me atë privat. 56. Jemi kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike dhe pasurive strategjike të Kosovës të cilat kanë potencial përfitimi të madh dhe që janë baza e zhvillimit ekonomik të vendit siç janë KEK-u (burimet e energjisë), Trepça me të gjitha minierat (pasuritë nëntokësore), PTK-ja dhe kundër dhënies me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. 57. Jemi kundër privatizimit para se: • � ë dekolonizohemi, meqë prona shoqërore dhe T publike në Kosovë ka qenë transferuar dhunshëm në pronë publike dhe shoqërore të Serbisë përmes ligjeve kolonizuese të viteve të nëntëdhjeta; 27

privat i politikës

�• � ’i marrim nën kontroll dhe fusim në përdorim fondin T aktual të privatizimit, meqë qindra miliona që janë mbledhur nga shitja e pronës shoqërore në Kosovë mbahen të ngujuara në Bankën Qendrore të Kosovës dhe ruhen për t’i shpaguar pronarët e pronës së shitur pasi që të vendoset se kush janë ata; • � a kemi planin afatgjatë të zhvillimit ekonomik, T infrastrukturor e shoqëror, meqë vetëm sipas tij pastaj do ta strukturonim ekonominë; • � a kemi shtetin e fortë dhe të qëndrueshëm sepse ai T do ta ketë kapacitetin për t’i kushtëzuar operatorët e pavarur ekonomikë t’i përfillin ligjet dhe rregullat; • � a kemi të ngritur infrastrukturën ligjore sepse ashT tu eliminohet monopoli privat dhe mbisundimi i të fuqishmit në rrafshin ekonomik. 58. Privatizimi do të mund të ishte eventualisht pjesë e orientimeve zhvillimore ekonomike e jo pikënisje e parim themelor, me ç’rast zhvillimi do të ishte eventualisht pasojë. Ne angazhohemi që ta kemi një vlerësim gjithëpërfshirës të procesit të deritashëm të privatizimit dhe efekteve të këtij privatizimi. Shitja e pronës shoqërore e publike të Kosovës duhet të rishikohet dhe revidohet në rast se janë shkelur procedurat, dhe nëse vlerësohet objektivisht se në raste të caktuara privatizimi e ka dëmtuar ekonominë e Kosovës; t’i ketë shkelur të drejtat e njeriut; të jetë bërë si rezultat dhe/ose përmes aferave korruptive. 28

�Energjia dhe telekomunikacioni 59. Kosova ka burime dhe kapacitete të bollshme energjetike. Lëvizja VETËVENDOSJE! mendon se prodhimi qendror dhe shpërdarja e energjisë elektrike duhet të mbetet në pronësi publike. Energjia elektrike nuk është luks dhe infrastruktura e saj duhet shtrirë kudo. Ne angazhohemi që ta shndërrojmë KEK-un në kompani fitimprurëse. 60. Ne po ashtu angazhohemi që t’i shtojmë kapacitetet prodhuese të energjisë përmes zgjerimit të kapaciteteve të KEK-ut, si dhe përmes ndërtimit të hidrocentraleve të vogla private, dhe të gjitha mundësive tjera për prodhimin e energjisë, por edhe duke u kujdesur për ruajtjen e mjedisit. 61. Ne angazhohemi për lidhjen e sistemit energjetik të Kosovës me atë në Shqipëri.

Shteti duhet t’ia garantojë qytetarit të gjitha shërbimet publike, e jo t’i shndërrojë këto shërbime në mjete për përfitim të një pakice 29

�Kapacitetet hidroenergjetike të Shqipërisë dhe ato termoenergjetike të Kosovës, paraqesin potencial të madh energjetik që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve. 62. Ne konsiderojmë se shërbimet e telekomunikimit duhet të mbesin në pronësi publike. Kjo siguron të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët. 63. Sistemi i furnizimit me ujë dhe i trajtimit të ujërave të zeza duhet të përmirësohet dukshëm. 64. Ne konsiderojmë që infrastruktura ndihmon zhvillimin ekonomik, por nuk mund të shihet vetvetiu si zhvillim. Ne angazhohemi ta lidhim Kosovën me Shqipërinë me infrastrukturë të mirë transporti rrugor dhe hekurudhor. Kjo do ta ndihmonte komunikimin mes dy vendeve dhe shtimin e qarkullimit të mallrave mes dy vendeve. 65. Ne angazhohemi që t’i lirojmë kompanitë publike nga keqmenaxhimi dhe keqpërdorimi që është instaluar aty. Ne garantojmë se këto kompani do të drejtohen në të mirë të qytetarëve dhe do t’u shërbejnë interesit të tyre.

30

�Antikorrupsioni 66. Ne e konsiderojmë të korruptuar secilin vendim, politik, ekonomik a shoqëror i cili merr për bazë interesat e një pakice në dëm të shumicës. Kjo mund të ndodh për shkak të përfitimeve materiale, por jo domosdoshmërisht. Pavarësisht se cili është motivi, akti i tillë duhet dënuar.

Populli i Kosovës nuk mund ta jetojë përherë krimin e politikanëve 67. Ne konsiderojmë që keqpërdorimet nuk vjetërohen kurrë. Të gjithë ata që kanë uzurpuar, vjedhur, keqmenaxhuar me pronën publike, duhet të përgjigjen para drejtësisë. Përveç kriminelit duhet dënuar edhe krimin dhe produktin e krimit. Në këtë drejtim ne angazhohemi që popullit të Kosovës t’i kthehet e tërë pasuria e zhvatur në mënyrë të paligjshme nga të gjithë personat për të cilët drejtësia do të mund të dëshmonte që e kanë bërë një gjë të tillë, përmes konfiskimit të tërë pasurisë së paligjshme.

31

�Bujqësia 68. Ne angazhohemi që t’ua krijojmë bujqve të Kosovës hapësirën e nevojshme ekonomike dhe mundësinë e domosdoshme financiare e teknike për ta punuar tokën dhe që ata të kenë përfitime nga ajo. Po ashtu do të marrim masa që t’i rrisim fermat, duke e nxitur bashkëpunimin mes bujqve, në mënyrë që ta rrisim efikasitetin dhe rendimentet nga toka bujqësore e Kosovës.

Mbjellja e tokës duhet të na sjellë përfitime e jo humbje

69. Ne do t’i funksionalizojmë institutet profesionale bujqësore të cilat do të ofrojnë ekspertizë për mbjelljen, përpunimin dhe kultivimin sa më të mirë e rendimental të tokës bujqësore. Po ashtu do t’i funksionalizojmë sistemet ekzistuese të ujitjes dhe do të investojmë në ndërtimin e sistemeve të reja për t’i zgjeruar sipërfaqet e tokës së ujitur. Lëvizja VETËVENDOSJE! kundërshton kategorikisht shndërrimin e tokës bujqësore të cilësisë së lartë në sheshe ndërtimi. Ne angazhohemi që shteti t’u garantojë plasman prodhimeve bujqësore.

32

�Politikat fiskale 70. Ne angazhohemi për një sistem tatimor të përshkallëzuar, i cili e bën dallimin mes vlerave të përdorimit të mallrave të ndryshme. Nuk mund të jetë TVSh-ja e njëjtë si për uiski, si për qumësht. Ne po ashtu angazhohemi për një sistem tatimor progresiv, i cili e bën dallimin mes nivelit të ndryshëm të të ardhurave dhe pasurisë së pjesëtarëve të ndryshëm të shoqërisë. Ata që fitojnë më shumë do të duhej të paguajnë më shumë për mirëqenien e përgjithshme.

Tatimet tona ta financojnë ndërtimin e shtetit për të gjithë, e jo që të shkojnë në dobi të disave

71. Politikat buxhetore të Kosovës aktualisht janë në kundërshtim me nevojat ekonomike të vendit. Ne angazhohemi për rritje të investimeve publike në vend, si dhe për alokim më të drejtë e dobiprurës të mjeteve buxhetore. Ne angazhohemi për investime në projekte të cilat i sjellin dobi zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve.

33

�72. Kosova ka nevojë për përmirësim të infrastrukturës ligjore dhe zbatueshmëri më të madhe të ligjeve ekzistuese tatimore. Përveç kësaj, ne e shohim si të domosdoshme rritjen e bazës tatimore dhe luftimin e infromalitetit në ekonomi. 73. Ne konsiderojmë që përafrimi i sistemeve fiskale me Shqipërinë i ndihmon zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve. Ne angazhohemi drejt integrimit të dy sistemeve fiskale në një zonë tatimore dhe doganore.

34

�Politikat monetare 74. Ne angazhohemi që Banka Qendrore e Kosovës t’i ushtrojë të gjitha funksionet e një banke qendrore. Banka Qendrore e Kosovës duhet të ndërhyjë në rregullimin e sistemit bankar të Kosovës për ta përmirësuar kreditimin e ekonomisë nga bankat. Banka Qendrore duhet ta kontrollojë sasinë e parave në treg dhe të luajë rol aktiv në politikën monetare. 75. Tregu bankar për zhvillimin tonë duhet të pasurohet me banka në pronësi të publikut, të cilat më shumë sesa për profit, kujdesen për të mirën e përgjithshme. P.sh. Banka Bujqësore do ta mundësonte kreditimin e fermerëve që përndryshe nuk konkurrojnë dot në treg, ndërsa Banka për Zhvillim do të kreditonte bizneset strategjike, pra ato që ndikojnë në zhvillimin e prodhimit. Ne angazhohemi për themelimin e këtyre bankave. Depozitat në Kosovë janë pronë e qytetarëve të vendit. Janë ata që duhet të përfitojnë nga këto.

Paratë tona të përdoren

35

�Barazia 76. Një shtet pa dallime të mëdha mes grupeve dhe gjeneratave krijon kushte më të mira të jetesës dhe ndërton një shoqëri më të drejtë dhe më solidare. Pasuria e përbashkët duhet të shpërndahet në mënyrë më të barabartë. Ata që kanë më shumë dhe fitojnë më shumë duhet të kontribuojnë më shumë për bashkësinë sesa ata me të ardhura të vogla dhe me pak ose pa pasuri fare. Barazia shoqërore forcon besimin dhe solidaritetin mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e shëndoshë. Ne angazhohemi për më shumë barazi ekonomike, si dhe angazhohemi për ta luftuar varfërinë, duke e rritur punësimin në mënyrë që më shumë njerëz të kenë mundësi që të Përjashtimi i një jetojnë nga puna e tyre. pjese të shoqërisë 77. Lëvizja VETËVENDOSJE! është përjashtim i një synon një Kosovë për të gjipjese të mundësisë thë, e jo vetëm për të pasurit. Prandaj duam që të punësuarit, si në sektorin shoqëror ashtu edhe në atë privat, të kenë kontrata kolektive, sigurim social, shëndetësor, si dhe të drejta sindikale të garantuara me ligj. 78. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet që shtresat e kërcënuara të mbështeten me sisteme publike të ndihmesave sociale, të financuara nga një sistem i taksave progresive. 36

�79. Ne angazhohemi që ta krijojmë hapësirën e nevojshme për angazhimin e barabartë të gruas në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike të vendit. Po ashtu angazhohemi që shteti të rregullojë me ligj, si dhe të financojë, mekanizma që inkurajojnë barazinë mes gjinive dhe shtresave të ndryshme shoqërore. 80. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për rritjen e rrogës mesatare në Kosovë dhe zvogëlimin e ndjeshëm të dallimeve mes rrogave në shërbimin civil.

37

�Politikat sociale dhe pensionet

Shteti duhet të përkujdeset për secilin qytetar

81. Ne e konsiderojmë pensionin dhe ndihmën sociale si të drejtë, e jo si favor të pushtetit. Shteti duhet të përkujdeset për të gjitha kategoritë shoqërore të cilat e kanë të pamundur të mbijetojnë pa ndihmën e shtetit.

82. Në këtë drejtim angazhohemi që pensionistëve të Kosovës t’u sigurojmë një pension mujor që ua përmbush nevojat dhe ua mundëson një jetë dinjitoze. 83. Veteranët e luftës të UÇK-së, invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve të rënë në luftë, të burgosurit politikë, dhe personat me aftësi të kufizuara, do të kenë trajtim të veçantë ligjor si dhe lehtësira tjera në përballjen e tyre me përditshmërinë.

38

�Arsimi

84. E drejta për arsim është e drejtë universale, e patjetërsueshme njerëzore, dhe shoqëria duhet t’ia sigurojë të gjithëve mundësinë e arsimit. Arsimi publik në të gjitha nivelet duhet të jetë falas për të gjithë. VETËVENDOSJE!-a angazhohet për rritjen e cilësisë në sistemin arsimor publik dhe për kontroll rigoroz të cilësisë së mësimdhënies në të gjithë sektorët dhe të gjitha nivelet e arsimit. Arsimi publik duhet parë si themelor, ndërsa ai privat si komplementar. 85. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon një sistem arsimor që nxitë arritjet shkollare pavarësisht nga përkatësia etnike, sociale e/a gjinore. Ligjet e Kosovës duhet ta adoptojnë Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, e cila i detyron autoritetet sociale të vendeve anëtare që të hetojnë nevojat e fëmijëve gjatë përpilimit dhe zbatimit të të gjitha ligjeve relevante. Shkollat tona duhet të kontribuojnë në krijimin e një shoqërie të shëndoshë, të udhëhequr sipas parimeve universale të drejtësisë dhe solidaritetit shoqëror.

Secili qytetar ka të drejtë të ketë mundësi të barabartë për arsimim cilësor

39

�86. Duhet të kemi shkolla për të rriturit në të cilat organizohet mësimi që mundëson ndjekjen e tij pa u shkëputur nga puna ose nga angazhimet tjera ditore. 87. Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron që shteti ka rol dhe mundësi të pazëvendësueshme në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë. Në këtë drejtim ne angazhohemi për krijimin dhe financimin e instituteve shkencore në të gjitha ato fusha shkencore për të cilat Kosova ka nevojë dhe kapacitete. 88. Ne angazhohemi që t’u krijojmë kushte të gjithë bashkatdhetarëve tanë që përgatitjen akademike dhe profesionale të arritur jashtë vendit ta vënë në shërbim të shtetit dhe shoqërisë në Kosovë. Ne do të angazhohemi për shkollim shtesë të fëmijëve të mërgimtarve.

40

�Shëndetësia 89. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet që të punësuarve në sektorin publik e privat t’u ofrohet sigurim social e shëndetësor në kontrata kolektive. Ky sigurim duhet të jetë publik dhe i menaxhuar nga kompani publike. Njëkohësisht duhet investuar në sektorin publik të shëndetëShteti duhet ta garantojë sisë në mënyrë që shëndhe financojë shëndetin e detësia të jetë e drejtë e qytetarëve secilit e jo vetëm privilegj i disave. 90. Ne besojmë fuqishëm se kostoja e sistemit të shëndetësisë do të ulet gradualisht me rritjen e kujdesit shëndetësor dhe përmes investimeve shtesë në kulturën preventive të sëmundjes. Kjo arrihet përmes institucioneve të ndryshme shoqërore: familjes, shkollës, mediave, etj. Por mbi të gjitha, dhe para së gjithash, na nevojitet një sistem shëndetësor i cili i ka të mirat materiale dhe përgatitjen profesionale për një sistem gjithëpërfshirës dhe efektiv të preventivës.

41

�Mjedisi

91. Ne e konsiderojmë mjedisin si pjesë të pandashme të lirisë dhe mirëqenies së qytetarëve. Dëmtimi dhe shkatërrimi i tij është shkelje e drejtpërdrejtë në lirinë, të drejtën dhe dinjitetin e qytetarit. Hapësira publike i takon të gjithëve, ruajtja e saj është e domosdoshme dhe duhet bërë me çdo kusht. 92. Ne angazhohemi që zhvillimi industrial të bëhet sipas një plani paraprak ekonomik, hapësiror dhe mjedisor. Kjo është mënyra e vetme se si zhvillimi industrial na e përmirëson pozitën financiare dhe ekonomike pa na e shkatërruar natyrën, ujërat dhe tokën bujqësore. 93. Hapësira është resurs shoqëror, politik dhe ekonomik. Hapësira publike është parakusht i ekzistimit të shoqërisë dhe i çfarëdo mundësie të organizimit të komunitetit dhe solidaritetit shoqëror. Prandaj mirëplanifikimi i saj është i domosdoshëm. Rritja e kostos së investimeve kapitale në industri në të tashmen nuk e justifikon në asnjë mënyrë dëmtimin deri në pakthim të hapësirës së përbashkët.

Jeta varet nga mjedisi jetësor dhe ai duhet ruajtur

42

�Kultura 94. Lëvizja VETËVENDOSJE! e konsideron kulturën si pjesë të pandashme të shoqërisë. Përvojat e mira kulturore i sjellin cilësi jetës, inspirimit e reflektimit, si dhe krijojnë ndjenjën e përkatësisë. Një përzgjedhje e gjerë e aktiviteteve kulturore i bëjnë bashkësitë lokale më tërheqëse për individin dhe e kanë efektin e parandalimit të konfliktit social. 95. Libri, muzika, artet pamore, skenike dhe filmike janë mënyra të shprehjes artistike të autorëve që bëhen kulturë e bashkësisë. Shteti i Kosovës duhet ta ndihmojë kulturën sepse duhet ta ndihmojë lartësimin shpirtëror e intelektual të qytetarëve në shërbim të të cilëve është ai. Ne angazhohemi që të ketë aktivitete kulturore dhe artistike të financuara nga shteti, të cilat u ofrohen të gjithë qytetarëve pa dallim. Pozita socioekonomike nuk duhet të jetë përcaktuese e arsimimit kulturor të grupit a individit.

Kultura duhet të na afrojë, e jo të na ndajë

96. Ne angazhohemi që ta ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë kulturore të Kosovës. Ne e konsiderojmë këtë trashëgimi si pjesë të pandashme të historisë së popullit të Kosovës, pran43

�daj, angazhohemi për qasje të barabartë të të gjithëve në të. Në këtë drejtim Lëvizja VETËVENDOSJE! kundërshton të gjitha tendencat politike për ndarjen edhe fizike të trashëgimisë sonë kulturore nga pjesa tjetër e Kosovës, si dhe ato për uzurpimin e saj nga Serbia. 97. Ne angazhohemi që ta afirmojmë kulturën kombëtare të shqiptarëve si shumicë e popullsisë së Kosovës. Njëkohësisht jemi të vetëdijshëm se në Kosovë jetojnë edhe pakicat kombëtare, dhe angazhohemi për autonominë maksimale kulturore të këtyre pakicave.

44

�Feja 98. Besimi i lirë është e drejtë e secilit individ. Nisur nga kjo ne konsiderojmë që Kosova duhet të jetë vend ku pjesëtarët e shoqërisë ushtrojnë lirshëm bindjet dhe ritet e tyre fetare, apo filozofinë e veçantë të të jetuarit, dhe të lirë nga paragjykimet. 99. Njëkohësisht ne Liria e individit është edhe angazhohemi që Koliri e besimit të individit sova të jetë shtet laik që i trajton të gjitha fetë si të barabarta. Asnjë prej konfesioneve aktualisht të ushtruara, e as ndonjë që mund të ushtrohet në të ardhmen, nuk do të konsiderohet më i rëndësishëm se konfesionet tjera. Shteti duhet t’i marrë të gjitha masat që ta mundësojë dhe lehtësojë komunikimin e lirë dhe bashkëpunimin qëllimmirë mes besimeve të ndryshme dhe pjesëtarëve të tyre. Po ashtu duhet të ndalohet rreptësisht dhe luftohet diskriminimi ndaj cilitdo pjesëtar të shoqërisë në bazë të besimit apo filozofisë së veçantë të të jetuarit të zgjedhur nga ajo/ai.

45

�Sporti 100. Zhvillimi i sportit është zhvillim i aftësisë garuese, i shëndetit fizik dhe i organizimit ekipor të qytetarëve. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për inkurajimin e ushtrimit të sporteve nëpër shkolla e shoqata të ndryshme dhe sidomos për ndihmën e talentëve të rinj. Sporti i bashkon njerëzit brenda vendit tonë por edhe afirmon vendin tonë në botë. Ne po ashtu angazhohemi që ligat sportive të Kosovës t’i bashkojmë me ato të Shqipërisë. Në këtë mënyrë sportistët e Kosovës do të ekspozohen ndaj një konkurrence më të fortë, gjë që do t’i zhvillonte aftësitë e tyre garuese. Në rrafshin e garimit sportiv mes kombeve, ne duam të marrim pjesë bashkë me Shqipërinë e jo të garojmë me të. Prandaj ne angazhohemi që ta kemi një kombëtare. Gara argëtuese që afirmon individët, ekipet dhe vendin tonë ***

46

�Për secilën fushë të politikës, ekonomisë, shoqërisë dhe kulturës Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i përpilojë programet e veçanta përkatëse më të hollësishme. Po ashtu, Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka edhe programin e saj gjithëpërfshirës politiko-ekonomik, pjesë e sublimuar e të cilit është ky program i shkurtuar i parimeve dhe prioriteteve tona.

47

��