Kanuni/Kisha

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
Parathâne - Gj.Fishta Kanuni i Lekë Dukagjinit
Kisha
nga A. SHTJEFEN KONST. GJEÇOV, O.F.M.
2. Familja




LIBER I PARË.

KISHA.[edit]

Artikull i parë.

PJESA QYTETNORE.

KRYE I PARË.

NYE I PARË.

Hija e Kishës.[edit]

§.1. Kuptimi i Hijes së Kishës.

Per hije kishet xêhet rrethi mje kû mrrîn kufîni i tokës, në të cillen âsht ndertue:

a) Kisha, b) bâna (qela) e famullitarit.


§.2. Tagri i Kishës. "Kisha bân tym në famullí."

  1. – Kisha ká tager pasunijet si per gjâ, si per tokë e shpija mbrendë e jashta famullijet.
  2. – Kisha ká pjesë në mal, në vrrî, nd’ujë e në mullî të kujrís së famullís.
  3. – Kishës i duhet bâ pjesë në gionë të famullís.
  4. – Kisha ká tager me blé e me shitë, si edhè me mârrë e me mbajtë të falunat, qi i vînë prej bujarís së bâmirve e me vendue si t’a shofë vetë me udhë.

§.3. Paperlimsíja e Kishës. "Kisha nuk giobitet." "Kisha s’ká pèng me kend."

  1. – Kisha gjindet e vendosne nen sundim të të Parit të Fés e jo nen ligjë të Kanunit: prandej Kanuni s’mund t’i vêjë kurrnji barrë kishës, veç se ká detyrë me i dalë zot, kúr kjo hupë ndihmen e tij.
  2. – Me bìjtë ndonji kundershtim ndermjet kishës e famullís, famullija s’mund t’i lypë pêng kishës; veç do të bâjë váj te i Pari i Fés – te Ipeshkvi – e gjygjit të këtij, si kisha si famullija, do t’i rrîjn pá fjalë.
  3. – Per çdo mungesë, qi kisha mundet me bâ në sy të famullís, kishës s’mund t’i mirret gioba, vetun i vêhet me lá damet, qi t’jenë bâ per shkak të saj.
  4. – Kisha s’ep pagesa, as del n’ushtrí, as u qet buken djelmve të Bajrakut, as shkon angarí nder pûnë të famullís. Veç se kúr famullija dán me bâ ndo’i pûnë per me mbajtë a per me shtue pasunín e kujrís së vendit, në të cillen kisha të két pjesë, kjo, atëherë, âsht në detyrë me lá pare, me qitë buken e me çue pûntorin në pûnë, mbas mndyret qi famullija t’i a u ketë dá të gjithve per tym.

§.4. Ndera e Kishës. "Kisha shpatë e konop s’ká." "Kush dhûnon Kishen, dhûnon Famullín." "Nderen e Kishës e lypë Famullija." "Kishës, mullìnit, farkës e tregtores nuk i pritet kush mik."

  1. – Kush dhûnon kishen, ká detyrë gioben a) kishës, b) famullís, c) Flamurit (Bajrakut). – Dhûnon kishen njaj, qi fjaliset, shán a i kercnohet kuej, qi rreh a vret kend në Hije të kishës.
  2. – Gioben e fajtorit i a mêrr famullija e jo kisha; pse kisha shpatë e konop s’ká.
  3. – Kush vritet a rrihet a në çë farë-do mndyre koritet prej kuej, tuj hî a tuj dalë prej Hijes së kishës, marre kishës nuk i lên; pse kishës s’i pritet kush mik.
  4. – Por, me pasë me krisë pushka jashta Hijes së kishës a me i rá kush ndore kishës, atëherë aj njifet miku i kishës, famullija âsht në detyrë me e çue nderen e saj në vend (Vinctum, si aedes ejus (Dialis Flaminis) introierit, solvit necessum est. – Gellius, b. 10. C. 15. –)


NYE I DYTË.

Vorret.[edit]

§.5. – 1. – Në vorre të njij vllaznije a të njij fisi s’hîn i dekuni a i vrami i vllaznís a i fisit tjeter. – Po e bâni kush ket pûnë pá lêje të vllaznís a të fisit, të cillit jânë vorret, Kanuni i vên detyrë me xjerrë të deknin prej vorrit të huej.

  1. – Me ardhë me ngulë në katund nji shpí, qi s’ká vllazní as fis, mbas të pelqyemit të katundit, i caktohet vendi i vorreve nder vorre të famullís, tuj i a vû detyrë me lá si ’i vjetë nji vjetë, nji çmim kishës per me blé qira a ndo’i send tjeter per ltér.
  2. – Kush fjaliset, a hán e i kercnohet kuej, e kush vret a rreh kend nder vorre, bjen në giobë si per Hije të kishës.


NYE I TRETË.

Pronet e Pasunít e Kishës.[edit]

§.6. Pronet e pasunija e kishës jânë të paprekshme.

  1. – Pronet e pasunija e kishës jânë të paprekshme e s’mundet kush me vû dorë më’to.
  2. – Pronet e pasunija e kishës jânë nen rojë të Meshtarit të kishës e të famullís.
  3. – Atê, qi guxon me u shty kah pronet e pasunija e kishës, e bjen në mend famullija, tuj e bâ, mbas Kanunit, me hjekë dorë prej sosh.
  4. – Kúr ndokush t’i bâjë dâm kishës kah pronet e pasunija, famullija çmon dâmin, qi do t’a lajë dâmçori.
  5. – Kush vjedhë gjânë e kishës, posë se do t’a kthejë at gjâ mbas Kanunit të vêndit, kû gjindet kisha, ká edhè detyrë me i lá gioben kishës per nderë të mârrme, e gioben famullís per ndore të çartne, pse kisha âsht ndorja e famullís.
  6. – Kúr cubi e njef gabimin e vet e, pá u mârrë vesht dhûna, qi i ká bâ kishës, i bjen në dorë Meshtarit të Famullís, tuj i a kthye gjânë e vjedhme, s’ká detyrë kurrfarë giobet: Meshtari ká tager me e falë.
  7. – Me pasë me i rá cubi në dorë Meshtarit mbasi ky t’a két leçitë vjedhsin në famullí, famullija ká tager me i a mârrë gioben si per vedi si per kishë, edhè pse famullitari t’i két falë gabimin, me gjith gjâ të vjedhne.


§.7. Rregullimi i pasunís së Kishës.

  1. – Pronet e pasunín e kishës e rregullon Famullitari, e famullija nuk ká tager me i lypë arsye Famullitarit per perdorim të frytit të xjerrun prej pasunís së kishës.


NYE I KATERT.

Meshtari i Famullís, ase Famullitari.[edit]

§.8. T’êmnuemt e Famullitarit.

  1. – Famullitarin e vên Ipeshkvi në Famullí, edhè Ipeshkvi vetun ká tager me e hjekë prej Famullije.


§.9. Tagri e detyrët e Famullitarit.

  1. – Famullitari ká tager me mësue e me qortue Famullín e me i krye zyret e Fés gjithsi t’a lypë pûna e shpirtit, e kurrkush i famullís s’ká pushtet me i u perzie nder detyrë të Meshtarís.
  2. Famullitari, per sherbim, qi i bân Famullís, ká tager me mârrë të dhettat e kishës, mbas Kanunit të vendit kû gjindet kisha.
  3. – Famullija nuk ká detyrë me i a çue famullitarit të dhettat te dera; por Famullitari o t’i xjerrë e do t’i bajë me pûntorë të vet.
  4. – Famullitari ká tager me mârrë frytin e pasunís së kishës si të tokve, ashtu edhè gjâve të gjalla, e kurrkush per tê s’mund t’i lypë arsye perposë të Parit të vet.
  5. – Famullitari ká detyrë me i bâ Famullís gjith at sherbim shpirtit e Fejet, qi atij i a vên barrë Kanuni i kishës; e mâ teper edhè do sherbime tjera të posaçme nder do ditë të shênjueme, si me thânë: me bekue shpijat, me thânë Meshë ndo’i herë në motmot nder vorre të largta prej kishës së Famullís etj.

§.10. Vehtja e Famullitarit âsht e paprekshme. "Prifti âsht ndorja e Famullís." "Prifti s’bjen më gjak." "Prifti s’çohet në bé."

  1. – Kush vên gojë në Famullitár, a e shán e i germushet, e vên dorë më tê e e rreh, ase e vret aj do t’i perligjet Famullís në mëndyrë të Kanunit të vendit. Famullija âsht në detyrë me e lypë nderen e Famullitarit të vet.
  2. – Me vrá kush Famullitarin, gjaksin e ndjekë Famullija, Bajraku e shpija e të vramit.
  3. – Me u vrá dorërasi prej Famullije a prej Bajrakut, shpija e Meshtarit nuk mund të vrasë tjeterkend prej shpís së gjaksit; pse ndryshej e çon gjak te shpija.
  4. – Me vrá kend Meshtari, as kisha as Meshtari s’giobiten, edhè Meshtari nuk bjen në gjak: gjakun e bán shpija e Meshtarit.
  5. – Rrallë e gadi kurr s’çohet Meshtari në bé1 e vetun per pûnë të madhe fort.
  6. – Me ndollë qi Meshtari çohet në bé, a per me dlirë vedin a per Poronik, ky vetem do të njehet e do të zêhet per njizet-e-kater vetë.
  7. – Kúr Meshtari bân bé, tuj kênë se xêhet per nieri i drejtë e i kushtuem së Drejtës së pasosme, nuk lypet qi aj të perkasë Unjillin me dorë; por mjafton qi të shqyptojë fjalët e bés para Unjillit.
  8. – Me rá Famullitari nen giobë s’e kapë Kanuni: âsht pûna e të Parit të vet.
  9. – Po kje teper i randë faji i Meshtarit ndaj Famullín, Meshtari do t’i shtrohet gjygjit të Kanunit. I Pari dergon nji Meshtár tjeter me shtrue pengun në Kanû n’êmen të Famullitarit.
 10. – Meshtari i Famullís mundet me i u mâtë edhè me i rá ndokuej e me gjith këta s’i lshon marre as të rrahunit as vetë nuk bjen në faj para Kanûnit.2


NYE I PÊSËT.

Rrogtari i Kishës.[edit]

§.11. – 1. – Rrogtari i kishës âsht lirë me pûnue në shtek të vet.

  1. – Rrogtari i kishës kûdo të shkojë e per çë do fjalë qi do t’i trokllojë kuej te dera mbas urdhnit të zotnís së vet, aj shkon e tregon n’êmen të Famullitarit.
  2. – Me e tundue kush rrogtarin e kishës me fjalë a me pûnë, zêhet se tundon Famullitarin, e bjen në giobë të kishës mbas Kanunit.
  3. – Gioba, qi mirret per pûnë të rrogtarit të kishës, nuk i perket rrogtarit por kishës e katundit.
  4. – Me vrá kush rrogtarin e kishës, dorërasi per në kjofët i Famullís së vendit, ndiqet vetem prej shpís së të vramit; por, në kjoftë se âsht i katundit të huej, atëherë e ndjekë edhè Famullija, në të cillen rrogtari kje vrá.


NYE I GJASHTËT.

Pûntorija e Kishës.[edit]

§.12. –1. – Me ngá kush pûntorët e kishës, bjen në giobë të Famullís.

  1. – Sado pûntorë me pasë per të kênë në pûnë të kishës gergasi lán vetem nji giobë, por mâ të randë.
  2. – Gioba, qi mêrret per ngase të pûntorís së kishës, dahet ndermjet kishës e pûntorve.


Artikull i dytë

PJESA NDESHKIMTARE.

NYE I SHTATËT.

Amtyra e ndeshkimeve.[edit]

§.13. Kuptimi i Ndeshkimit.

Per ndeshkim kuptohet nji e keqe, qi prej pushtedit të ligjshem i pertrîhet kuej per faj të bâm.


§.14. Të caktuemt e Ndeshkimeve.

Vetem Bajraktari me krenë, e ndo’i herë edhè me të Parë të kishës, ká tager me i a caktue ndeshkimin fajit të bâm kundra kishës.


§.15. Të dhânunt e ndeshkimit.

Fajtorit, qi ká fye kishen, ndeshkimi i epet prej krenve e prej vogjlijet.


§.16. Cilltija e Ndeshkimeve kundra fajtorve të kishës.

Ndeshkimet, qi nepen per faje kundra kishës, jânë njikëto:

  1. të gjykuemt per dekë;
  2. të xjerrunt prej Bajrakut me rob e robí;
  3. të djegunt e shpís;
  4. të lânunt e tokës djerr a të prémt e pêmve;
  5. gioba me gjâ të gjalla;
  6. gioba me pare.

V.O. Mbas Kanunit gioba me pare mundet me u lá me do gjâ, tuj dhânë oken e drithit 1 grosh, oken e rakís 5 grosh, e kán e hullís 400 grosh.


NYE I TETËT.

Caktimi i Ndeshkimit mbas cillsís së fajit.3[edit]

§.17. – 1. – Kush then kishen, âsht i djegun e i pjekun e i qitun me rob e robí jashta Bajrakut. Fajtori – dorërasi – bâhet batare prej Bajrakut, e shkon gjakhupës. Vllaznija a fisi mâ i aferm i bâkeqit e blén token e tij, e çmimi i saj i shkon kishës së thyeme.

  1. – Kush vjedhë gjân e huej, e shkon e e mshehë në kishë, pá dije të Famullitarit, i ká detyrë kishës 1000 grosh giobë per nderë të mârrme, e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut, posë gjâsë, qi do t’i a kthejë të zot’t në mëndyrë të Kanunit.
  2. – Kush të vjedhë gjânë e gjallë të kishës, më rreth kû pershîn Kanûni, ká me lá dý per nji, si gjithkuej.4
  3. – Kush të vjedhë në qelë a bâne të Famullitarit, do të lajë dý per nji gjân e vjedhne, 100 grosh kishës per nderë të mârrme, e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut.
  4. – Aj, qi shán a vên gojë më Meshtár të Famullís perpara popullit, ká 100 grosh giobë kishës, e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut.5
  5. – Aj, qi i kercnohet a i germûshet Famullitarit, do të láj 10 desh giobë.
  6. – Kush t’i shpifet Meshtarit në pûnë të randë kah ndera, ká shpín e djegun e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut.
  7. – Me vû kush dorë më Meshtár, me e rrahë, me e shty a se me e pshty, i a lânë tokën bár (djerr) per disá vjetë.
  8. – Aj, qi vret Meshtarin, bâhet batare prej Bajrakut e gjaku i hupë. Mâ teter i digjet shpija, toka i lîhet bár, pêmët, vneshta e kopshtîjet i priten e i rrênohen. Toka e pronet e dromet e tija jesin per kishë; por vllaznija munden me i shperblye me pare.
  9. – Me i folë ndokush keq, a me ngá rrogtarin e kishës, aj do t’apë 10 desh giobë Bajrakut, a se edhè mâ, mbas randsís së fajit.
 10. – Aj qi vret Rrogtarin e kishës, po kje dorërasi i katundit, i digjet shpija e i mirren 100 desh e 1 ká per giobë.
 11. – Me ngá kush me fjalë a me pûnë puntorët e kishës, fajtori do të lajë gioben e 10 deshve.
 12. – Aj, qi s’i vêhet ndeshkimit të kishës e të Kanûnit, Bajraku do të mblidhet tok te shpija e tij e do t’i mârrë gjithshka të két në vathë.