Author:Haki Stërmilli

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
Indeksi i autorëve me H Haki Stërmilli
(1895 - 1953)


Haki Stërmilli lindi në Dibër të Madhe më 1895. Pasi mbaroi gjimnazin e Manastirit i ushqyer me idetë e Rilindjes, ai u mor me veprimtari atdhetare. I detyruar nga mizoritë e shovinizmit serb, ai largohet nga vendlindja dhe vendoset me gjithë familjen në Shqipëri. Më 1920-24 mori pjesë në lëvizjen demokratike shqiptare dhe u zgjodh sekretar i shoqërisë "Bashkimi" pas vrasjes së Avni Rustemit. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit Stërmilli si shumë demokratë shqiptarë iku jashtë vendit.Midis të paktëve prozatorë të letërsisë së periudhës së Pavarësisë, Haki Stërmilli ndonëse jo më i shquari u bë një nga më të njohurit me romanin Sikur të isha djalë .I ngarkuar me detyra politike, Haki Stërmilli shkoi në Jugosllavi, po aty u arrestua nga autoritetet serbe dhe iu dorëzua qeverisë së Zogut, që e dënoi me burgim. Pas pushtimit të vendit nga fashistët ai u hodh në lëvizjen nacional-çlirimtare dhe u bë kryetar i Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar të qarkut të Dibrës

Veprimtaria[edit]

Veprimarinë letrare Stërmilli e filloi si tregimtar dhe dramaturg. Në dy dramat e para ai trajtoi probleme të lëvizjes atdhetare shqiptare të krahinës së Dibrës. Më 1936 ai botoi ditarin Burgu qe e kishte mbajtur gjatë kohës që ishte i arrestuar. Po atë vit botoi veprën e tij më të mirë, romanin Sikur të isha djalë , që e bëri atë menjëherë të njohur. Më pas shkroi edhe një sërë veprash të tjera të cilat mbetën dorëshkrim. Midis tyre mund të përmendim ditarin e mbajtur gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Shtigjet e lirisë dhe romanin Kalorësi i Skënderbeut , botuar pas Luftës. Po sidoqoftë, këto vepra janë nën nivelin e romanit "Sikur të isha djalë" dhe nuk patën shumë jehonë. Sikur të isha djalë , në vitet `30 në Shqipëri, në kuadrin e lëvizjes demokratike u zhvillua edhe lëvizja për emancipimin e gruas shqiptare. Problemi i prapambetjes, i marrdhënieve patriarkale, konservatore në shoqërinë shqiptare, i mungesës të së drejtave të gruas, i jetës tragjike të saj, u trajtua mjaft në letërsi dhe në shtyp.

Analiza[edit]

Sikur të isha Djalë - analiza

Vepra[edit]